Categories: LajmeRajoni

Samiti i NATO-s, Mitsotakis:  Maqedonia e Veriut të ndërmarrë hapa drejt një qasjeje evropiane

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i bëri thirrje Maqedonisë së Veriut të respektojë Marrëveshjen e Prespës si një mënyrë për të ndërmarrë hapa drejt një qaseje evropiane. 

Në konferencën për shtyp që dha, pas punimeve të samitit të NATO-s në Uashington, kryeministri grek është pyetur nga gazetarët 
për homologun e tij të Maqedonisë së Veriut Mickoski, në lidhje me mosrespektimin e marrëveshjen së Prespës për përdorimin e emrit kushtetues brenda vendit të tij .

“Natyrisht, dua të theksoj se në sallë dhe në prani të të gjithë drejtuesve të NATO-s, ai nuk e ndoqi këtë taktikë dhe përdori 
emrin kushtetues të vendit të tij”, ka deklaruar Mitsotakis.

“Përtej kësaj, besoj se në një mënyrë apo në një tjetër udhëheqja e vendit fqinj do të kuptojë se kjo taktikë është krejtësisht 
kundërproduktive. Marrëveshjet duhet të respektohen” tha zoti Mitsotakis. 

“Ne duam që Maqedonia e Veriut të ndërmarrë hapa drejt një qasjeje evropiane. Megjithatë, kjo presupozon respektimin e së 
drejtës ndërkombëtare dhe respektimin e marrëveshjeve që vendi ka nënshkruar. Besoj se në një mënyrë apo tjetër kjo është diçka 
që udhëheqja e Shkupit do ta kuptojë” tha ai.

Në çdo rast, Greqia nuk do të zbulojë në këtë moment armët që ka në dispozicion për t’iu përgjigjur një këmbënguljeje të 
mundshme të lidershipit të vendit fqinj në këtë taktikë”, theksoi Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

Midis dy vendeve është krijuar tension pasi autoritete e larta të Maqedonisë së Veriut, pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe atyre presidenciale, kan zgjedhur të mos zbatojë një nen vendimtar të Marrëveshjes së Prespës në lidhje me emrin e unifikuar të shtetit fqinj brenda dhe jashtë vendit, dhe ta quajë thjesht “Republika e Maqedonisë” brenda kufijve, diçka që shprehimisht është e ndaluar nga marrëveshja.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

7 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

7 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

7 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

9 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

9 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

10 hours ago

This website uses cookies.