Categories: BotaLajme

Samiti i NATO-s në Uashington- Aleanca më e madhe ushtarake feston 75-vjetorin e krijimit

32 liderët aleancës ushtarake të NATO-s mblidhen në Uashington në samitin vjetor që do të zgjasë deri më 11 korrik.  Ky takim mbahet në 75-vjetorin e themelimit të saj.

Më herët Sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg tha se takimi i nivelit të lartë do të fokusohet në tri tema kryesore.

E para është forcimi i mbrojtjes për të shmangur një konflikt të armatosur, agjendë që është përforcuar, pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës.

Tema e dytë e samitit do të jetë mbështetja e përpjekjeve të Ukrainës për t’u mbrojtur kundër pushtimit rus. “Ukraina do të jetë në krye të agjendës sonë dhe ne jemi në rrugën e duhur për një samit të suksesshëm”, – u shpreh më herët Stoltenberg, megjithëse nuk ka gjasa që Ukraina, gjatë këtij samiti të marrë  ftesë zyrtare për t’u bashkuar me aleancën e NATO-s.

Aleatët pritet t’i paraqesin Kievit një plan të ri që do të shërbejë si urë drejt anëtarësimit, e cila do të përcaktojë hapat e ardhshëm. Vendet e NATO-s pritet të zotohen për më shumë mbështetje ushtarake dhe ekonomike.

Tema e tretë do të jetë forcimi i partneriteteve globale të NATO-s. Aleatët do të përqendrohen edhe tek kërcënimet që paraqet Kina, duke përfshirë fushatat e vazhdueshme të dezinformimit.  Në takimin treditor të Uashingtonit marrin pjesë përfaqësuesit e të gjithë partnerëve të NATO-s, përfshirë Bashkimin Europian. Ky samit do të jetë i fundit për sekretarin Stoltenberg, pasi në vjeshtë do t’ia dorëzojë detyrën kryeministrit aktual të Holandës Mark Rutte.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Gol dhe asist për Salah, arrin rekordin e Mesit

Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…

6 hours ago

Lara Colturi e mbyll fundjavën në vendin e 13-të

Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…

6 hours ago

Shqipëria fiton ndaj Austrisë në Vjenë

Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…

6 hours ago

Moti- Dita e sotme me alternime vranësirash dhe reshje të pakta

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…

6 hours ago

Zgjedhjet në Gjermani, Merz premton negociata të shpejta për koalicionin qeverisës

Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…

6 hours ago

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

23 hours ago

This website uses cookies.