Samiti i Paqes në Zvicër më 15-16 qershor, marrin pjesë 90 vende. Diskutohet për luftën në Ukrainë

Udhëheqësit nga e gjithë bota do të takohen në Samitin Global të Paqes në Zvicër nga 15-16 qershor, megjithëse Rusia nuk do të marrë pjesë.

“Ukraina nuk e ka përjashtuar pjesëmarrjen ruse në Samitin Global të Paqes në të ardhmen, por nuk ka bërë ftesë”, tha kreu i Zyrës Presidenciale, Andriy Yermak.

“Procesi i paqes është “i paimagjinueshëm” pa Rusinë”, tha në të njëjtën kohë Ministria e Jashtme zvicerane.

Ndërkaq, sipas Zelenskyt inteligjenca ukrainase ka informacione të besueshme se Rusia dëshiron të prishë samitin e paqes. Ndërsa Kina sipas tij, po përpiqet gjithashtu të prishë Samitin Global të Paqes, duke punuar për të parandaluar pjesëmarrjen e vendeve të tjera në të.

Në samit pritet të marrin pjesë kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, kryeministri kanadez Justin Trudeau, presidenti francez Emmanuel Macron dhe liderë të tjerë ndërkombëtarë.

Shtëpia e Bardhë do të marrë pjesë në Samitin Global të Paqes, megjithëse pjesëmarrja e Presidentit të SHBA Joe Biden ende nuk është konfirmuar.

Zelensky ka theksuar se ai personalisht do të donte të shihte Bidenin në samitin e paqes ndërsa vuri në dukje se mungesa e tij do të inkurajojë diktatorin rus Vladimir Putin.

Nga ana tjetër Kina ka refuzuar të marrë pjesë në samitin e paqes në Zvicër.

Presidenti Volodymyr Zelensky tha më 2 qershor se Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në Samitin e Paqes të Nivelit të Lartë, por ende nuk dihet nëse Joe Biden do të marrë pjesë.

Gjithashtu, Brazili refuzoi të marrë pjesë në samit për shkak të mungesës së Rusisë në bisedimet e paqes.

Ministri i Jashtëm zviceran Ignazio Cassis tha gjithashtu se pa Rusinë “nuk mund të ketë proces paqeje” dhe “çështja nuk është nëse Rusia do të marrë pjesë, pyetja është se kur”. Sipas tij, Zvicra është në kontakt të shpeshtë me regjimin e Kremlinit lidhur me samitin.

Turqia dhe Afrika e Jugut nuk e kanë konfirmuar ende pjesëmarrjen, India do të marrë pjesë në samit, por ende nuk dihet se në çfarë niveli.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.