Samiti i Paqes për Ukrainën, Spiropali takon Zv/Presidenten e SHBA-së
Ministria e Shtetit, Elisa Spiropali, takoi në Zvicër, gjatë punimeve të Samitit të Paqes për Ukrainën, Zv/ Presidenten amerikane, Kamala Harris.
Ministria Elisa Spiropali si pjesë e delegacionit shqiptar, bashkë me Presidentin Bajram Begaj, iu bashkuan rreth 90 liderëve botëror në Samitin e Paqes, i cili synon koordinimin e përpjekjeve për gjetjen e mënyrave për t’i dhënë fund luftës rreth 30 mujore në Ukrainë.
Samitit të Paqes iu bashkuan liderët kryesorë botëror; kryeministri kanadez Trudo, Presidenti i Francës Macron, Kryeministri Britanik, Sunak, Kryeministria Italiane, Meloni, Presidentja e Komisionit Evriopian Von der Leyen, por edhe presidenti i Ukrainës, Zelensky.