kryeministria
Samiti i ‘Procesit të Berlinit’ që do të zhvillohet me 16 tetor në Tiranë merr një vëmendje të veçantë nga ana e qeverisë jo vetëm sa i përket aspekteve që kanë të bëjnë me sigurinë, por edhe sa i përket aspektit protokollar. Nisur nga kjo, qeveria, të martën, akordoi një fond prej 51 mln lekësh të reja për shpenzimet lidhur me Samitin.
Vendimi, i cili është botuar edhe në Fletoren Zyrtare, i kalon shumën e mësipërme Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare për përballimin e shpenzimeve të organizimit.
“Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, në buxhetin e miratuar për vitin 2023, i shtohet fondi prej 51 000 000 lekësh, për përballimin e shpenzimeve të organizimit në Tiranë të Samitit të Procesit të Berlinit, datë 16 tetor 2023. Efekti financiar, prej 51 000 000 lekësh, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2023. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për zbatimin e këtij vendimi.”, thuhet në vendimin e qeverisë.
Samiti
Samiti i ‘Procesit të Berlinit’, do të jetë i ndarë në dy sesione. Ai do të fillojë më datë 16 tetor në orën 11:00, tek Piramida, ku do të nisë pritja zyrtare e liderëve evropianë. Fjalën hapëse do të mbahet nga kryeministri Edi Rama, e cila do të pasohet më pas nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, Presidentja e KE-së, Von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.
Në orën 12:00 do të nisë punimet samiti i sesionin e parë, ku do të diskutohet mbi Integrimin e Rajonit në Tregun Unik dhe Përmirësimi i Konvergjencës me BE
Sesioni i dytë do t’i kushtohet bashkëpunimit për investime në fusha të ndryshme, sfidat dhe mbështetje të tranzicionit të gjelbër dhe dixhital në Ballkanin Perëndimor.
Në mbyllje të samitit do të ketë edhe një konferencë për shtyp ku do të jenë të pranishëm kryeministri Edi Rama, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryekomisionerja, Ursula von der Leyen.
AGJENDA
Një udhëtim me tension të lartë në Iran po i afrohet Cristiano Ronaldos. Pasi kishte…
Të hënën e 3 marsit nis shpërndarja e bonusin pranveror për pensionistët. Përfitues janë 730,430…
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në lotin e dytë…
Lorela Sinani dhe Elia Lika janë dy vajzat shkodrane që një pjesë të mirë të…
Një investim prej 2 milion dollarësh nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet që të zbatohet…
Në vazhdën e takimeve autoriale, në Bibliotekën publike “Marin Barleti” ishte i ftuar për një…
This website uses cookies.