Samiti i Procesit të Berlinit/ Rama: U mbyll me diskutime të frytshme dhe ndjenjë të vërtetë miqësie
Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar si “shumë të frytshme” diskutimet e zhvilluara mes liderëve të vendeve të BE dhe atyre të rajonit, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit. Në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz, Rama tha se ky Samit u mbyll “me ndjenë të vërtetë miqësie”.
Teksa përmendi sfidat me të cilat është përballur rajoni, BE dhe e gjithë bota, Rama tha se ato kanë shërbyer, nga ana tjetër, për të forcuar bashkëpunim.
“Samiti u mbyll me diskutime mjaft të frytshme, me shkëmbime të hapura dhe ndjejnë të vërtetë miqësie. Ky është një moment i vështirë në kohë për çdokënd dhje sfidat që përballemi janë të jashtëzakonshme për shkak të krizave që na kanë goditur të gjithë ne. Nuk duket se gjërat bëhen më mirë para se të përkeqësohen në shumë fronte, përfshirë frontin e ri të tmerrshëm në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit. Por këto kohë kanë farkëtuar miqësinë tonë, bashkëpunimit tonë, ndjenjën e përbashkësisë dhe falë udhëheqjes së BE, ajo çfarë ka ndodhur është shfrytëzuar për të parë përpara me një besim më të fortë kundrejt BE. Jeni një fuqi e qetë e mbresëlënëse që këmbëngulni për t’i shtyrë BE dhe Ballkanin Perëndimor për të ardhur më afër me njëri-tjetrin”, tha Rama.