Samiti i Procesit të Berlinit/ Rama: U mbyll me diskutime të frytshme dhe ndjenjë të vërtetë miqësie

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar si “shumë të frytshme” diskutimet e zhvilluara mes liderëve të vendeve të BE dhe atyre të rajonit, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit. Në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz, Rama tha se ky Samit u mbyll “me ndjenë të vërtetë miqësie”.

Teksa përmendi sfidat me të cilat është përballur rajoni, BE dhe e gjithë bota, Rama tha se ato kanë shërbyer, nga ana tjetër, për të forcuar bashkëpunim.

Samiti u mbyll me diskutime mjaft të frytshme, me shkëmbime të hapura dhe ndjejnë të vërtetë miqësie. Ky është një moment i vështirë në kohë për çdokënd dhje sfidat që përballemi janë të jashtëzakonshme për shkak të krizave që na kanë goditur të gjithë ne. Nuk duket se gjërat bëhen më mirë para se të përkeqësohen në shumë fronte, përfshirë frontin e ri të tmerrshëm në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit. Por këto kohë kanë farkëtuar miqësinë tonë, bashkëpunimit tonë, ndjenjën e përbashkësisë dhe falë udhëheqjes së BE, ajo çfarë ka ndodhur është shfrytëzuar për të parë përpara me një besim më të fortë kundrejt BE. Jeni një fuqi e qetë e mbresëlënëse që këmbëngulni për t’i shtyrë BE dhe Ballkanin Perëndimor për të ardhur më afër me njëri-tjetrin”, tha Rama.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Statistikat e Milanit, Conceicao më keq se Fonseca

Katër fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. Ky është bilanci i Sergio Conceiçaos në Serie…

7 hours ago

Gjermani- Makina futet në mes të turmës, 2 viktima dhe 25 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin perëndimor të Gjermanisë, Mannheim, ku një automjet ka…

7 hours ago

“Plan për armëpushim në Ukrainë” – Sipas Francës testohet Rusia, Britania mohon të ketë marrëveshje

Një ditë pasi liderët evropianë mbështetën Ukrainën në samitin e Londrës, që erdhi pas përplasjes…

7 hours ago

Prej dekadash në Gjermani, por të pashkëputur nga gjuha, kultura e tradita shqiptare

Në qytetin e Augsburgut, një nga rajonet e Gjermanisë, jetojnë mbi 300 mijë qytetarë, mes…

7 hours ago

100-vjetori i vrasjes së Luigj Gurakuqit, organizohet në Bari ceremonia përkujtimore

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore mbi Luigj Gurakuqin, 100 vjet pas…

7 hours ago

RENEA arreston 46-vjeçarin me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Një 46-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me precedentë për vrasje dhe në kërkim për…

8 hours ago

This website uses cookies.