Samiti i tretë i Diasporës, ndahen sot çmimet “Shqiponja e artë” për disa personalitete
Samiti i tretë i Diasporës po mbahet këtë të mërkurë (22 nëntor) në Pallatin e Kongreseve, ku të pranishëm janë një sërë personalitetesh, përfaqësues dhe figura të njohura të komunitetit arbëresh, studiues, historian për të diskutuar në panele mbi një sërë tematikash.
Në panelin e parë e të dytë të këtij samiti, janë trajtuar temat mbi “Mësimin e arbërishtes si një proces kompleks, e rolet institucionale”; gjithashtu edhe “Sfidat e traditave, identiteteve dhe besimeve në epokën postmoderne”.
Ky samit transmetohet në RTSH 3, ekrani i së cili do të shndërrohet në kanalin e Radiotelevizionin Shqiptar të diasporës, në 24 orë të çdo dite të javës.
Do të jenë 6 panele në total në këtë Samit të tretë të Diasporës që do të zgjoasë edhe ditën e mërkurë (23 nëntor).
Gjatë ditës së sotme, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të mbajë fjalën e hapjes së seancës plenare, për të vijuar me mesazhet e Presidentit Bajram Begaj, Kryeministrit Edi Rama dhe emra të njohur arbëresh.
Po ashtu, gjatë këtij takimi do të ndahen çmimet “Shqiponja e artë” për disa personalitete.