Samiti/ Kurti: Sulmi i 24 shtatorit s’mund të kalojë pa ndëshkim. Kosova ende kërcënohet me pushtim nga Serbia
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i pranishëm në sesionin e parë të Samitit të Procesit të Berlinit, e ka vënë theksin te sulmi i 24 shtatorit në veri të vendit.
Kurti është shprehu para liderëve të BE se kjo ngjarje nuk mund të kalojë pa u ndëshkuar, duke kërkuar reflektim sepse procesi i dialogut mes dy, sipas tij, vendeve nuk mund të vazhdojë më si më parë.
Sipas Kurtit, edhe pas shumë raundesh për dialog mes dy vendeve, Kosova ende kërcënohet me pushtim nga Serbia.
“Ky ishte një akt i ligë sponsorizuar nga Serbia, siç tregojnë provat e pakundërshtueshme. Ne kemi konfiskuar mbi 5 milionë euro armatim të sofistikuar dhe municione të prodhuara në Kragujevc dhe Çaçak. Katër herë në dy vitet e fundit Serbia ka sjellë ushtrinë e saj në kufirin tonë. Edhe njëzet e pesë vite pas fushatës gjenocidale, dhe pas kaq shumë raundeve të dialogut, Kosova ende kërcënohet me invazion nga Serbia. Ky moment na kërkon të reflektojmë dhe të mos e vazhdojmë punën si zakonisht. Një akt i tillë nuk duhet të kalojë pa u ndëshkuar”, ka theksuar Kurti, njofton Zyra e Kryeministrisë.
Presidenti Aleksandër Vucciq nuk është i parnishëm në Samit, ndërsa Serbia përfaqësohet nga kryeministrja, Ana Bërnabiq (o. Brnabic).