Lajme

Samiti në Berlin, Kumbaro: Në Shqipëri, 11 marka hotelesh dhe 40 struktura elitare

Gjatë qëndrimit në Berlin, ku po zhvillohet panairi botëror për turizmin, ITB 2025, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, mori pjesë në samitin ministerial me temë “Mbështetja e zhvillimit ekonomik në ndërtimin e së ardhmes”.

Në diskutimin e saj, znj. Kumbaro foli për angazhimin e Shqipërisë për t’u zhvilluar si një destinacion i qëndrueshëm, i cili vizitohet në të 12 muajt e vitit.

Raporti i fundit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Turizmin e renditi Shqipërinë si destinacionin me rritjen më të shpejtë në Evropë për vizitorët ndërkombëtarë pas pandemisë, ndërkohë që ne mbetemi të angazhuar për një turizëm të përgjegjshëm dhe të qëndrueshëm,” theksoi ministrja Kumbaro.

Më tej, shefja e politikave të turizmit foli për politikat e ndërmarra në këtë sektor, që kanë në fokus krijimin e përvojave të nivelit të lartë.

Shqipëria po tërheq marka të akomodimit të nivelit të lartë përmes incentivave fiskale, duke nxitur investime ndërkohë që ruan autenticitetin e saj. Falë politikave nxitëse të qeverisë, vendi ynë ka 11 marka ndërkombëtare të hoteleve dhe një zinxhir prej më shumë se 40 hotelesh me 4 dhe 5 yje, të përfunduara ose në ndërtim,” shtoi znj. Kumbaro.

Ministrja pati një takim bilateral me Julia Simpson, presidente e Këshillit Botëror të Turizmit dhe Udhëtimeve, ku u diskutua rreth ecurisë pozitive të Shqipërisë në fushën e turizmit.

Në raportin e e fundit, Këshilli vlerësoi se mbi 26 për qind e prodhimit të brendshëm bruto të Shqipërisë vjen nga turizmi.

Blerti Delija

Recent Posts

Besimtarët katolikë nisin kreshmet – Imzot Peragine: Ato janë kohë hiri dhe pendese

Besimtarët katolikë kanë nisur periudhën e krezhmeve. E Mërkura e përhimë shënon fillimin e 7…

2 hours ago

Cilësia dhe përzgjedhja e ushqimit – Shkodranët ndajnë opinione të ndyshme, por preferojnë të gatuajnë vetë

Ushqimi që konsumojmë çdo ditë, ka një rëndësi thelbësore për shëndetin tonë. Cilësia e produkteve,…

2 hours ago

Restaurim i pjesshëm tek “Pashko Vasa” – DRTK :Brenda 2025, pritet të nisë dhe zbatimi i projektit për restaurimin e plotë

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ka nisur prej disa ditësh punimet mirëmbajtëse dhe restauruese,…

2 hours ago

Plani social lokal 2025- 2028 / Babani: Synojmë të ofrojmë disa shërbime të reja në Vaun e  Dejës

Bashkia e Vaut të Dejës ka hartuar planin social lokal 2025-2028. Përpara miratimit në Këshillin…

2 hours ago

Aktivitet në gjimnazin “28 nëntori” -Nderohen 4 arsimtare që janë në prag pensioni

Gjimnazi “28 Nëntori” organizoi një aktivitet në kuadër të 7 Marsit. Dedikim i veçantë ishte…

2 hours ago

Rruga Velipojë- Shëngjin / Investimi me vlerë 3.8 mld lekë po shkon drejt përfundimit

Projekti infrastrukturor Velipojë- Shëngjin, me vlerë 3.8 miliardë lekë, po shkon drejt përfundimit dhe pritet…

2 hours ago

This website uses cookies.