Categories: LajmePolitikë

Samiti në Shkup, O’Brien: Rajoni të integrojë tregun e brendshëm. Koopman: Mos bllokoni fqinjët, do keni kosto

SHBA dhe BE kërkojnë që rajoni të lërë pas ndasitë dhe të shikojnë drejt së ardhmes duke u integruar në një treg të vetëm për të zhvilluar ekonomitë dhe rritur potenciale zhvilluese të vendeve.

Për ndihmës Sekretarin Amerikan i Shtetit, James O’Brien plani i BE për të zhvilluar dhe integruar në një treg të vetëm rajonin, është një plan që i shërben qytetarëve dhe sjell vendet më afër BE në nivel praktik.

“Me pak mundim mund t’i bëjmë gjërat më mirë. SHBA mbështet aspiratat për integrim, asnjëherë nuk keni qenë më afër në BE. Përparimi na çon edhe më afër synimeve për integrim. BE vazhdimisht ka inovacione dhe ky plan rritje dallon nga ofertat e tjera që ishin. Ky plan thotë të përfundojmë punën praktike ku çdo vend do ndjejë leverdinë në ekonominë e tyre dhe lëvizjen e njerëzve dhe mallrave. Kjo po ndodh dhe SHBA e mbështet idenë. Kemi shpenzuar 200 mln dollarë ndihmë për këtë rajon dhe do të mbetemi të përkushtuar. Vendin ta përfshijmë në tregun e vetëm, ky është synimi i radhës. Duhet të identifikojmë nisma të dukshme për të mirën e qytetarëve në rajon. Vendosja e shiritave të gjelbër që do shmang pritjen e kamionëve në pikat doganore”, tha O’Brien.

Edhe Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Gert Jan Koopman tha se vendet duhet të fokusohen në zhvillimin e përbashkët dhe jo të bllokojnë njëri-tjetrin.

Koopman tha se nëse bllokoni fqinjët, kostot do të jenë shumë të mëdha për vendin në nivel ekonomik.  

“Plani i rritjes mund të zgjidh konvergjencën e rajonit dhe të përshpejtojë aderimin në BE. Jam i inkurajuar nga puna e bërë deri më tani me reformat, negociuesit tuaj kanë avancuar shumë me ekipet tona dhe kjo është vlerësuar nga BE. Sot shohim planin e përbashkët rajonal për rritjen me qëllim dyfishimin e ekonomisë dhe tregjet të rriten dhe përshtaten me aderimin në BE. Ky plan vjen pikërisht për të pasur një aderim më të shpejtë dhe të mirë në tregun e BE me integrimin e vendit. Ne i kemi përveshur mëngët që të angazhohemi në rritjen e tregut të brendshëm të vendeve dhe rajonit. Ne do ju ndihmojmë që të integroheni mes vetes deri sa të integroni përfundimisht në BE, pa integrim të rajonit ju nuk mund të shfrytëzoni mjaftueshëm tregun e brendshëm. Prandaj vendosëm kusht që ju nuk duhet të bllokoni fqinjët e juaj, ne duam të vini me ne, mund të ballkoni vetveten nëse bllokoni fqinjët. Nëse i bllokoni fqinjët nuk do keni mundësi për hyrjen në tregun e brendshëm se kosto është shumë e lartë”, tha Koopman.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Formula 1/ Hamilton bën 30 xhiro në Fiorano, tifozët nuk përmbajnë gëzimin

Për Ferrari-n ka qenë një ditë historike ajo e sotmja pasi Ljuis Hamilton ka bërë…

3 hours ago

I ftohti arktik në SHBA – Regjistrohen 9 viktima, 4 nga hipotermia

Një stuhi e fortë arktike përfshiu disa shtete jugore në Shtetet e Bashkuara, duke sjellë…

3 hours ago

Subjektet akomoduese, status special edhe për 3 vite. Tabaku: Kundër ligjit me porosi

Me propozim të deputetit Blendi Klosi në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave u diskutuan disa…

3 hours ago

PD denoncon PS: Hap zyrë elektorale në Selanik dhe e maskon si të KQZ-së

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka vënë në dispozicion makinerinë shtetërore për të siguruar…

3 hours ago

Dhunimi i Vladimir Bruçit, vetëdorëzohen në polici Izmir Sakica dhe Samuel Troshani

Janë vetëdorëzuar në polici Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, në lidhje me ngjarjen e rrahjes…

3 hours ago

SHBA tarifa tregtare e BE-së dhe Kinës – Trump njoftoi edhe një investim madhor për inteligjencën artificiale

Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi Rusinë me sanksione dhe tha se lufta në Ukrainë nuk…

4 hours ago

This website uses cookies.