Categories: LajmePolitikë

Samiti, Osmani: Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc akoma përballen me diskriminim dhe spastrim etnik

Në Samitin e tretë të Diasporës, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u shpreh se shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc ende përballen me diskriminim dhe spastrim etnik nëpërmjet mjeteve administrative.

Në fjalën e saj, Osmani tha se shqiptarët duhet të bëhen bashkë për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Mos harrojmë se vëllezërit dhe motrat tona në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc akoma përballen me diskriminim sistematik që rezulton edhe me spastrim etnik nëpërmjet mjeteve administrative. Si gjithnjë u themi edhe sot: ju nuk jeni vetëm! Të gjithë jemi bashkë me ju në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, prandaj edhe në këtë kauzë për mbrojtjen e tyre duhet dhe do të jemi një”, u shpreh Osmani.

Presidentja e Kosovës vlerësoi diasporën shqiptare dhe rolin e tyre në ruajtjen e traditave dhe rrënjëve shqiptare.

Jam e nderuar që jam sot këtu në Tiranë, në qytetin që na mbledh ne shqiptarëve kudo që jemi, aq më tepër samitit që i dedikohet mërgatës shqiptare. Mërgata shqiptare është simbol i forcës së palëkundur të popullit tonë. Pa dëshirën e tyre, shqiptarët janë shpërndarë në të gjithë globin, por duke mbajtur gjallë traditat tona. Shqiptarët kanë lënë gjurmë duke u integruar e arritur suksese në shtete në të cilat emigruan, por duke ruajtur rrënjët e tyre. Mërgata shqiptare ka mbetur thellësisht e lidhur me vendin e tyre”, deklaroi Osmani.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Vllaznia e vajzave përballë Gramshit – Ekipi i përforcuar me afrime të reja vijon rrugëtimin drejt titullit kampion

Vllaznia- Gramshi është përballja e parë e vajzave kuqeblu pas përforcimit me afrime të reja…

9 hours ago

Program i ri punësimi në Shkodër – Zmijani: Synohet  trajnimi dhe punësimi i punëkërkuesve pranë subjekteve të biznesit

Një program i ri punësimi në sektorin e shërbimit, përfshirë bare, restorante dhe kuzhinë, është…

9 hours ago

“Ëndërr e kthyer ne realitet” – Rikonstruksioni i plotë i rrugës së Komanit, flasin banorët e zonës

Rruga e Komanit, e amortizuar prej vitesh dhe një nga kërkesat e kahershme të komunitetit…

9 hours ago

Tregu i bimëve medicinale – Brahaj: Ka patur vështirësi në gjetjen e tregut

Bimët medicinale, vitin e shkuar, nuk kanë patur shitje të kënaqshme. Kjo ka bërë që…

9 hours ago

Klinika e fizioterapisë – Mjekaj: U vjen në ndihmë studentëve për praktikat profesionale

Klinika e fizioterapisë u shërben jo vetëm studentëve, por edhe më gjërë.  Pedagogu i degës…

9 hours ago

Shembuj që frymëzojnë  – Arjola Zadrima, gruaja që u përball dhe fitoi mbi sfidat e vështira të jetës

Grimca të rëndësishme dhe me ndikim në jetën e një gruaje  vendosi t’i rrëfejë më…

9 hours ago

This website uses cookies.