Samiti për Ukrainën, Policia njofton planin e masave. Rrugët që do të jenë të bllokuara

Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski (Volodymyr Zelensky) do të mbërrijë Tiranë për herë të parë mbrëmjen e kësaj të marte (27 shkurt), në kuadër të Samitit për Ukrainën që do të mbahet në Tiranë, ndërsa të pranishëm do të jenë edhe liderët e 10 vendeve të Europës. Për sigurimin e mbarëvajtjes së Samitit dy ditor, Policia e Shtetit ka njoftuar marrjen e një sërë masash, ku në një numë të konsiderueshëm rrugësh në kryeqytet nuk do të lejohet qarkullimi dhe qëndrimi i automjeteve.

Më datë 27, do të ketë bllokime të rrugëve me afat të shkurtër kohor, për qëllime sigurie në rrugëkalimin e delegacioneve që vijnë nga aeroporti “Nënë Tereza” dhe pikat e tjera të kalimit kufitar në drejtim të Tiranës, në varësi të kohës së lëvizjes së tyre.  

Më datë 28, nga ora 07:00 deri në largimin e delegacioneve pjesëmarrëse në aktivitetet e organizuara për Samitin, do të ketë ndalim pushimi dhe qëndrimi, duke filluar nga aeroporti “Nënë Tereza”, rruga e Rinasit – ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e madhe perëndimore, Rruga e Elbasanit, rrugët “Dervish Hima”, “Faik Konica”, “Ismail Qemali”, “Gjergj Filipi”, “Lek Dukagjini”, “Papa Gjon Pali II” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit.  

Po ashtu, me datë 28 do të ketë ndalim qarkullimi për automjetet, në fashat orare 08:00-11:00 dhe 15:30-17:30, nga aeroporti i Rinasit deri te ish-sheshi “Shqiponja dhe anasjelltas – Unaza e madhe perëndimore, Rruga e Elbasanit, rrugët “Dervish Hima”, “Faik Konica”, “Ismail Qemali”, “Gjergj Filipi”, “Lek Dukagjini”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”;

Më datë 29, nga ora 12:00 deri në orën 14:00 do të ketë ndalim qarkullimi, në Rrugën e Elbasanit, Unaza e madhe perëndimore – ish-sheshi “Shqiponja” – Qafë Kashar – Rinas-aeroporti “Nënë Tereza”;

Rrugët që përfshihen në perimetrin e sigurisë së aktiviteteve dhe takimeve të pjesëmarrësve në Samit, do të kenë ndalim qarkullimi nga ora 08:00 e datës 28.02.2024 deri në orën 16:00 të datës 29, konkretisht:

Rruga “Dervish Hima” nga Rruga e Elbasanit deri tek Coin;

Rruga “Papa Gjon Pali II”, nga RTSH deri tek Coin; 

Rruga “Abdyl Frashëri”, nga kryqëzimi i Librit Universitar deri tek Presidenca;  

Rruga “Ukraina e lirë”, nga Gjykata Kushtetuese deri tek Vila 30;

Rruga “Themistokli Gërmenji”, nga Rruga e Elbasanit deri tek rruga “Papa Gjon Pali II”;

Rruga “Faik Konica”, nga degëzimi i Ambasador 3 deri tek rruga “Dervish Hima”;

Rruga “ Gjergj Filipi”, sheshi “Italia”, nga rruga “Faik Konica” deri tek hotel “Mariot”; 

Blevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e ish-hotel Dajtit deri tek sheshi “Nënë Tereza”

Për qytetarët që duan të shkojnë në aeroportin “Nënë Tereza”, më datë 28 dhe 29.02.2024, gjatë fashës orare të bllokimit të rrugëve, do të ndjekin përkatësisht drejtimin: 

Vorë – Fushë Prezë – Rinas dhe kthim;  

Fushë Krujë – Valias – Rinas dhe kthim;  

Nga Juglindja dhe Tirana, do të ndjekin Unazën lindore – Farmacia 10 – Stacioni i Trenit – Bulevardi i Ri – Paskuqan – Kamëz – Valias – aeroporti “Nënë Tereza” dhe kthim në të njëjtin itenerar. 

  • Për banorët dhe automjetet që gjenden në rrugët dhe blloqet e banimit, brenda perimetrit të sigurisë dhe rrugëve me bllokime të gjata në kohë, në varësi të agjendës së delegacioneve, me miratimin e drejtuesve të shërbimeve, do të lejohen të hynë dhe dalin, përkatësisht nga:

Blloku i banimit tek “Ambasador 3”, nga rruga “Sheh Ahmet Pazar” ose Faik Konica; 

Blloku i banimit në rrugët “Themistokli Gërmenji”, “Jul Variboba”, “Fatmir Haxhiu” dhe “Papa Gjon Pali II”, në drejtim hyrës dhe dalës drejt Rrugës së Elbasanit;

Blloku i banimit tek dy kullat në rrugën “Ismail Qemali” dhe “Ukraina e lirë”, në drejtim hyrës dhe dalës të kufizuar nga shërbimet e sigurisë dhe dalje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe më pas kthim i detyruar drejt bulevardit “Bajram Curri”;

Rruga “Lek Dugagjini” (para Universitetit) duke vijuar në rrugën “Faik Konica” (pas stadiumit), me dalje në Rrugën e Elbasanit, do të jetë e lirë për kalimin e mjeteve dhe qytetarëve (përjashto rastet kur ka kufizim në Rrugën e Elbasanit).   

Për zbatimin e këtyre masave janë angazhuar Forcat Kombëtare të Sigurisë, Forcat Speciale RENEA, Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe Drejtoria e Policisë Rrugore, në koordinim dhe drejtim nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë  së Shtetit.   

RTSH Shkodra

Recent Posts

Emisioni “Emocionet e pasndeshjes”/Të ftuarit analizojnë sfidën Vllaznia-Teuta

Analiza e ndeshjes, Vllaznia-Teuta dhe Abissnet Superiore, java e 14-teështë analizuar mjenjëherë pas ndeshjes në…

14 hours ago

Vllaznia fiton në fund ndaj Teutës/Shkodranët marrin provizorisht vendin e parë me 25 pikë

Vllaznia arrin të marrë një fitore të vyer në frymen e fundit ndaj Teutës mbrërmjen…

14 hours ago

Në kujtim të Zef Dedës/Homazhe në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta të komedianit shqiptar

Familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë kujtuan mjeshtrin e humorit Zef Deda. Aty ku…

14 hours ago

Lëvizjet në pikat kufitare/Rreth 6000 persona kanë lëvizur në 24 orë në Muriqan

Kjo e dielë e ka gjetur pikën e kalimit kufitar të Muriqanit me pak lëvizje…

14 hours ago

Alergjitë tek moshat e treta/ Duda: Kohët e fundit janë shtuar rastet e reja

Vitet e fundit po shtohen rastet e alergjive tek moshat e treta në Shkodër. Specialistët…

14 hours ago

Rijetëzimi i pazarit të Shkodrës/ Punimet për rikualifikimn e Zdrales po vijojnë

Puna për rehabilitimin e Zdrales po vijon në qyetin e Shkodrës.Aktualisht po punohet për shtrimin…

14 hours ago

This website uses cookies.