Samiti për Ukrainën, Posta Shqiptare nxjerr në qarkullim pullën në mbështetje të luftës për mbrojtjen e civilëve

Teksa në Tiranë do të mbahet sot Samiti për Ukrainën, Posta Shqiptare ka nxjerrë në qarkullim pullën postare në mbështetje të luftës për mbrojtjen e civilëve.
Me tematikën “Ukraina: Bukuri e pathyer për më shumë se 1500 vjet”, Posta Shqiptare, si operator postar i një prej vendeve anëtare të NATO-s, i është bashkuar projektit të emetimit të një pulle postare, ku të ardhurat nga shitja e së cilës do të shkojnë për mbledhjen e fondeve me qëllim sigurimin e pajisjeve të demontimit.
