Samiti për Ukrainën, Rama: Angazhimin i mëtejshëm kundër agresionit rus. Begaj: Tirana, kryeqyteti i bisedimeve

Presidenti Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama kanë përcjellë mesazhe për samitin që mbledh në Tiranë përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Europës Juglindore dhe të Bashkimit Evropian. Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski (Volodymyr Zelensky) mbërriti në Shqipëri mbrëmjen e së martës, në vizitën e tij të parë në vendin tonë, teksa sot do të mbahet Samiti për Ukrainën.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se ky Samit është një takim solidariteti e angazhimi të mëtejshëm kundër agresionit rus në Ukrainë.

Mirëmëngjes dhe me krenarinë për Shqipërinë, që sot mikpret në Samitin e Europës-Juglindore, liderin e rezistencës heroike ukrainase, Presidentin Volodymyr Zelenskyy, në një takim solidariteti e angazhimi të mëtejshëm të demokracive tona kundër agresionit rus, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Kreu i shtetit i vlerëson këto takime si të rëndësishme për rikonfirmimin e mbështetjes ndaj Ukrainës, për paqen, sigurinë dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.

Tirana kryeqyteti i bisedimeve! Shqipëria mirëpret këto dy ditë liderë të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore me vullnetin dhe dëshirën për të kontribuar për paqen, bashkëpunimin, zhvillimin e qëndrueshëm në rajon dhe për të rikonfirmuar mbështetjen ndaj Ukrainës. Urime dhe suksese!”, shkruan Begaj.

Ditën e sotme do të mbahet Samiti “Ukrainë – Europa Juglindore”, ku Zelenski është bashkëorganizator së bashku me Kryeministrin Edi Rama.

Por para nisjes së punimeve të samitit, sipas axhendës zyrtare, në orën 09:00 presidenti Zelenski do të mikpritet nga Rama në Kryeministri  për të vijuar më pas me takimin “kokë më kokë”.

Më pas në orën 09:30 do të zhvillohet takimi bilateral mes dy delegacioneve, e në orën 10:10 do të firmoset marrëveshja mes Shqipërisë dhe Ukrainës.

Në orën 11:00 mbërrijnë liderët e 10 vendeve të Europës në Pallatin e Kongreseve dhe në orën 11:30 kryeministri Rama dhe Presidenti ukrainas, Zelenski do të mbajnë fjalët hapëse të Sesionit të “Ukrainë – Europa Juglindore”.

Ndërkaq, në orën 13.30 pritet të mbahet konferenca e përbashkët mes kryeministrit Rama dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Festa e Fitër Bajramit në Lezhë/Dhjetëra besimtarë falën namazin në xhaminë e qytetit, duke ndarë gëzimin e kësaj dite të bekuar

Pas 30 ditësh agjërim të muajit të Ramazanit, besimtarët mysliman në Lezhë kremtuan festen e…

2 hours ago

Ura që bashkon Velipojën me Ulqinin/Projekti ambicioz prej 20 milionë € i dy shteteve po shkon drejt konkretizimit

Projekti për ndërtimin e urës së re mbi lumin Bunë mes Shqipërisë dhe Malit të…

2 hours ago

Komunitetet fetare urojnë Fiter Bajramin/“Të bashkuar në besim dhe paqe, gëzuar për çdo familje myslimane”

Komunitetet fetare në Shkodër uruan festën e Fiter Bajramit. Teksa në Xhaminë e Parrucës u…

2 hours ago

Festë në shtëpinë e fëmijës/Një grup vullnetarësh zgjodhën të festojnë me shtëpinë e fëmijës

Një grup Bamirës në Shkodër, tashmë e kanë kthyer në traditë që çdo Bajram të…

2 hours ago

Ceremonia e festës së Bajramit/Qindra besimtarë falën Fitër Bajramin në Xhaminë e Parrucës

Besimtarët myslimanë të Shkodrës morën pjesë këtë të diel në ceremoninë e faljes së Fitër…

2 hours ago

30 kompozitorë për festivalin e fëmijëve/Edicioni i 63-të me emra të njohur dhe talente të reja të muzikës shqiptare.

Organizatorët e Festivalit të 63-të të Këngës për Fëmijë në Shkodër kanë publikuar listën me…

2 hours ago