Samiti për Ukrainën, Zelenski në Tiranë më 27 shkurt. Takim “kokë më kokë” me Ramën

Presidenti Ukrainës Volodimir Zelenski mbërrin mbrëmjen e 27 Shkurtit në Tiranë, nën masa tejet të rrepta sigurie, për t’iu bashkuar Samitit të Ukrainës me vendet e Evropës Juglindore, organizimi i të cilës bëhet nga qeveria shqiptare për të siguruar mbështetje, për vendin që prej 2 vitesh tashmë përballet me sulmin rus.

Njeriu simbol që udhëheq kombin e tij për të mbrojtur territoret nga lufta e padrejtë e presidentit rus, Putin, Zelenski pranoi ftesën e kryeministrit Edi Rama dhe i bashkohet samitit në Tiranë më 28 Shkurt, ku janë edhe lider të 10 shteteve të tjera, kryesisht në lindje të Evropës.

Në Tiranë për Ukrainë, ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij edhe kryeministri grek Micotaqis, për herë të parë, pas marrëdhënies disi të ngrira mes Tiranës dhe Athinës, pas arrestimit të Fredi Belerit. Pjesëmarrja në Samitin për Ukrainën, përkon edhe me ditën kur në Gjykatën e Posaçme pritet të zhvillohet parashtrimi i mbrojtës, kundër pretencës së prokurorisë, që kërkon dënimin e tij me burg.

Presidenti Zelenski, parashikohet që të ketë një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama dhe më pas një konferencë të përbashkët për shtyp. Për arsye sigurie nuk konfirmohet vendi ku do të qëndrojë Presidenti Zelenski, ndërsa mësohet se prej shumë kohësh shërbimet e sigurisë kanë mbërritur në Tiranë.

Qëndrimi  i Shqipërisë në mbështetje të Ukrainës dhe dënimi i saj për krime lufte, kanë qenë kryefjalë e bashkëpenmbajtëses së Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke u renditur si një nga vendet e para që dënoi agresionin rus dhe ndërmori rezoluta në KS bashkë me SHBA-në, për të cilat Rusia përdori VETO-n si një vend i përhershëm në KS të OKB.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.