Presidenti Ukrainës Volodimir Zelenski mbërrin mbrëmjen e 27 Shkurtit në Tiranë, nën masa tejet të rrepta sigurie, për t’iu bashkuar Samitit të Ukrainës me vendet e Evropës Juglindore, organizimi i të cilës bëhet nga qeveria shqiptare për të siguruar mbështetje, për vendin që prej 2 vitesh tashmë përballet me sulmin rus.
Njeriu simbol që udhëheq kombin e tij për të mbrojtur territoret nga lufta e padrejtë e presidentit rus, Putin, Zelenski pranoi ftesën e kryeministrit Edi Rama dhe i bashkohet samitit në Tiranë më 28 Shkurt, ku janë edhe lider të 10 shteteve të tjera, kryesisht në lindje të Evropës.
Në Tiranë për Ukrainë, ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij edhe kryeministri grek Micotaqis, për herë të parë, pas marrëdhënies disi të ngrira mes Tiranës dhe Athinës, pas arrestimit të Fredi Belerit. Pjesëmarrja në Samitin për Ukrainën, përkon edhe me ditën kur në Gjykatën e Posaçme pritet të zhvillohet parashtrimi i mbrojtës, kundër pretencës së prokurorisë, që kërkon dënimin e tij me burg.
Presidenti Zelenski, parashikohet që të ketë një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama dhe më pas një konferencë të përbashkët për shtyp. Për arsye sigurie nuk konfirmohet vendi ku do të qëndrojë Presidenti Zelenski, ndërsa mësohet se prej shumë kohësh shërbimet e sigurisë kanë mbërritur në Tiranë.
Qëndrimi i Shqipërisë në mbështetje të Ukrainës dhe dënimi i saj për krime lufte, kanë qenë kryefjalë e bashkëpenmbajtëses së Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke u renditur si një nga vendet e para që dënoi agresionin rus dhe ndërmori rezoluta në KS bashkë me SHBA-në, për të cilat Rusia përdori VETO-n si një vend i përhershëm në KS të OKB.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…
Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…
Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…
Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…
Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…
Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…
This website uses cookies.