Categories: LajmePolitikëRajoni

Samiti Rajonal në Shkup – Kurti kërkon që procesi i integrimit të ndahet nga dialogu me Serbinë

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euro Azinë, James O’Brien në konferencën për media pas takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor në Shkup i  bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen për zbatimin marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit e saj.

Ne e mbështesim fuqimisht udhërrëfyesin që është miratuar në Ohër, në marsin e vitit të kaluar. Besojmë se të dy shtetet duhet të operojnë brenda dialogut për ta zbatuar marrëveshjen plotësisht”, u shpreh Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti kërkoi që anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian të ndahet nga procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë Në konferencën pas takimit me liderët e rajonit në Shkup, ai tha se aktualisht dialogu po zhvillohet vetëm mes krye negociatorit Besnik Bislimi dhe përfaqësuesit special të BE-së Miroslav Lajçak, ndërsa tha se nuk ka një datë për takim të nivelit të lartë në Bruksel.

Duhet të ndahet procesi i anëtarësimit të Kosovës në BE nga procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. E kuptoj se BE-ja e ka në thelb fqinjësinë e mirë, por duhet kuptuar se nuk është kollaj të normalizohen marrëdhëniet me një shtet që nuk e ka prioritet as perëndimin as demokracinë.”, tha Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti nënvizoi se duhet të ndalen kërcënimet e sigurisë që Ballkani Perëndimor të integrohet. Ai shtoi se masat e sigurisë së Kosovës ndaj Serbisë janë të domosdoshme, përderisa grupi paramilitar terrorist që kreu agresionin më 24 shtator në Banjskë është i lirë. I pyetur për Ballkanin e Hapur, Kurti tha se nuk është mjaftueshëm evropian dhe s’ka as strategji zhvillimi dhe as plan veprimi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

6 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

7 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

7 hours ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

7 hours ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

7 hours ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

7 hours ago

This website uses cookies.