Categories: LajmeRajoni

Samiti – Rama thirrje Vuçiqit e Kurtit: Çështjet dypalëshe zgjidhini me dialog

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë që të lënë pas çështjet komplekse mes tyre dhe të fokusohen te puna për transformimin e rajonit.

Në fjalën hapëse të samitit që po mbahet këtë të enjte në Tiranë “Ballkani Perëndimor-BE”, kryeministri Rama u shpreh se çështjet dypalëshe duhen zgjidhur përmes bashkëpunimit e dialogut, duke iu referuar tensioneve mes Kosovës e Serbisë.

Disa nga vendet e rajonit përballen me çështje komplekse mes tyre, por ti lëmë pas këto për një punë bashkëpunuese e jetike që kemi para me synim për transformimin e rajonit. Çështjet dypalëshe mbeten, por duhen zgjidhur përmes bashkëpunimit e dialogut dypalësh e jo të ndërhyjnë në këtë ushtrim të ri shumëpalësh”, deklaroi Rama, ndërsa vijoi më pas në fjalën e tij me planin e rritjes së BE-së, të cilin e konsideroi si tejet inkurajues.

Rama u shpreh se Shqipëqria ka hyrë në një fazë të re drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ai theksoi se Shqipëria po bashkëpunon ngushtësisht me partnerët ndërkombëtarë për të rritur shanset për sukses.

“Shqipëria ka hyrë në një fazë të re drejt anëtarësimit në BE. Po ndërmarrim intensivisht detyrat e nevojshme të shtëpisë që janë kaq të shumta duke miratuar korpusin ligjor të BE, duke rritur luftën kundër korrupsionit.

Mbetemi të vendosur për të nxitur përmirësimin e marrëdhënieve me partnerët rajonal, paqen dialogun dhe dialogun mes vendeve të BP.

Po bashkëpunojmë ngushtë me aleatët e BE, për të rritur përpjekjet e për të rritur shanset për sukses. Plani i i i BE-së është rezultat inkurajues i një shkëmbimi të sinqertë e të hapur pikëpamjesh.

Pse BE duhet të gjejë rrugë të reja për të na ndihmuar në rrugëtimin drejt anëtarësi mit të plotë. Mundësia e re që përfaqëson ky plan që është jashtë kornize, është jo vetëm njohje nga ana e BE-së e përpjekjeve tona, por edhe na sfidon për të dëshmuar gatishmërinë tonë për fatin e përbashkët europian. Mundësitë mund të merren ose humben. Duhet të angazhohemi plotësisht, pa kufizime apo shtrëngime që të përfitojmë nga kjo mundësi”, u shpreh ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Duel me “aromë” titulli – Kuqeblutë kërkojnë tre pikët në transfertën përballë Egnatias

Para përballjes së pretendentëve për titull, Egnatia-Vllaznia, tekniku kuqeblu Brdaric sqaroi mediat e pranishme mbi…

11 hours ago

Atraksionet turistike në Vaun e Dejës, krahas liqenit, interes i lartë edhe për monumentet

I gjendur në veriperëndim të Shqipërisë, me një terren të larmishëm mes lumenjve, liqeneve, fushave,…

11 hours ago

Qendra e emigrantëve në Gjadër, Matteo Renzi: Të kthehen në burgje për shqiptarët e dënuar në Itali

Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, ka vizituar qendrën e emigrantëve në Gjadër. Ai ka paraqitur një…

11 hours ago

Moti- Vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme, temperaturat mbeten të pandryshuara

Për ditën e sotme (27 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme…

11 hours ago

Konstituohet Këshilli Drejtues i RTSH, Petrit Beci zgjidhet nënkryetar i KDRTSH me 10 vota

Konstitutohet Këshilli i ri Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar. Mbledhja u drejtua nga kryetari i…

11 hours ago

Paketa e Maleve, Rama: Regjistrimi i pronës bëhet pas investimit. 500 aplikantët e parë, zero taksa për 10 vite

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në Shkodër ligjin e ri “Paketa e Maleve”, një iniciativë…

11 hours ago