Categories: LajmePolitikë

Samiti, Varhei: Plani i Ri i Rritjes do dyfishojë ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimorë

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Oliver Varhei (Varhelyi) tha se Plani i Ri i Rritjes pritet të dyfishojë ekonomive e vendeve të Ballkanit Perëndimorë në 10 vitet e ardhshme. Në fjalën hapëse të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, Varhei tha se megjithatë, ky Plan do të funksionojë në rast se edhe vendet e Ballkanit Perëndimor zbatojnë të gjithë rregullat e BE-së.

Procesi i zgjerimit nuk ka të bëjë me kapitujt e ndryshëm të legjislacionit, pro është proces integrimi që do të thotë se ekonomia e BP të integrohet në BE që do të thotë që edhe BE duhet të ofrojë përfitimet që sjellë anëtarësimi përpara se vendet tuaja të bëhen pjesë e BE. Kjo është ideja që ne sjellim me Planin e Rritjes. Është plan ambicioz dhe kemi besim të plotë te vendet e BP që do arrini t’i merrni të mirat e këtij plani që ka mundësi të kontribuojë në dyfishimin e ekonomive të vendeve të BP në 10 vitet e ardhshme. Që të ecim përpara na duhet që rajoni të ecë përpara vetë me shpejtësi, kjo do të thotë që të arrihen rezultate për ato reforma që e bëjnë këtë plan funksional. Ky plan do të funksionojë nëse ju i zbatoni të gjitha rregullat e BE”, u shpreh ai.

Po ashtu Varhei i bëri thirrje institucioneve financiare të BE-së që përveç 30 mld eurove, të jepen edhe 6 mld euro për vendet e rajonit.

Dëshira ime është për partnerët tanë të institucioneve financiare që përveç 30 mld eurove ne kërkojmë që ju të na jepni edhe një 6 mld tjetër. Pra 19% e atyre që do të ofrohen në rajon do të merren deri në vitin 2027. Banka Europian e Investimeve, BERZH, FMN duhet të përshpejtojnë punën dhe të tregohen më të shpejtë se më parë. Jemi në fillimet e një ndryshimi rrënjësor, por edhe të shpejtë në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh Varhei.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Duel me “aromë” titulli – Kuqeblutë kërkojnë tre pikët në transfertën përballë Egnatias

Para përballjes së pretendentëve për titull, Egnatia-Vllaznia, tekniku kuqeblu Brdaric sqaroi mediat e pranishme mbi…

13 hours ago

Atraksionet turistike në Vaun e Dejës, krahas liqenit, interes i lartë edhe për monumentet

I gjendur në veriperëndim të Shqipërisë, me një terren të larmishëm mes lumenjve, liqeneve, fushave,…

13 hours ago

Qendra e emigrantëve në Gjadër, Matteo Renzi: Të kthehen në burgje për shqiptarët e dënuar në Itali

Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, ka vizituar qendrën e emigrantëve në Gjadër. Ai ka paraqitur një…

13 hours ago

Moti- Vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme, temperaturat mbeten të pandryshuara

Për ditën e sotme (27 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme…

13 hours ago

Konstituohet Këshilli Drejtues i RTSH, Petrit Beci zgjidhet nënkryetar i KDRTSH me 10 vota

Konstitutohet Këshilli i ri Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar. Mbledhja u drejtua nga kryetari i…

13 hours ago

Paketa e Maleve, Rama: Regjistrimi i pronës bëhet pas investimit. 500 aplikantët e parë, zero taksa për 10 vite

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në Shkodër ligjin e ri “Paketa e Maleve”, një iniciativë…

13 hours ago