Categories: LajmePolitikë

Sançez: Do punojmë për një Europë të bashkuar, angazhimin nga rajoni është hapi i duhur

Këshilli Evropian ka luajtur një rol të rëndësishëm që rajoni të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian dhe ky rol është gjithnjë e më e rëndësishme sa i takon zgjerimit”, ka deklaruar Kryeministri i Spanjës, Pedro Sançez nga punimet për Samitin e Procesit të Berlinit.

Sanceç theksoi se Europa e bashkuar do të jetë në fokus të liderëve të BE-së, ndërsa shtoi se “ne kërkojmë nga procesi i Berlinit, angazhimin nga rajoni që është hapi i duhur për progres dhe besojmë se do kemi gjëra dhe më të mira në të ardhmen”.

 “Natyrisht që KE ka luajtur rol të rëndësishëm që ju të bëheni pjesë e BE-së dhe ky rol është gjithnjë e më i rëndësishëm sa i takon zgjerimit dhe është një përparësi e lartë për BE-në.

Takimi ynë ndodh në një moment kyç sepse sfidat e kontinentit tonë kanë bërë që zgjerimi përsa i përket BE-së të jetë në krye të agjendës. Pushtimi i Ukrainës ishte pikë kthese, pandemia, shndërrimi digjital, shndërrimi ekonomik, të gjitha këto na kanë treguar se të ardhmen duhet të ndërtojmë së bashku.

Kjo kërkon përpjekje nga të gjithë. Takimi i qeverive të BE-së në Granadë, krijoi dhe terrenin e duhur për këto diskutime, se si të përshtatet BE që të jetë gati për një bashkim më të zgjeruar. Ne jemi të angazhuar dhe do punojmë për një Europë të bashkuar.

Ne kërkojmë nga procesi i Berlinit, angazhimin nga rajoni që është hapi i duhur për progres dhe besojmë se do kemi gjëra dhe më të mira në të ardhmen.

Në këtë proces ne kemi arritur rezultate në fronte të ndryshme por e rëndësishme është që qytetarët të shohin arritje të dukshme”, tha Sançez.

Sançez theksoi më tej se Evropa është shembull që tregon se dialogu funksionon që dallimet mund të tejkalohen dhe se pajtimi është e vetmja mënyrë që të ecet para.

Evropa është shembull që tregon se dialogu funksionon që dallimet mund t’i tejkalojmë dhe pajtimi e vetmja mënyrë që të ecet para. Ne kujtohemi në këtë moment gjithnjë e më tepër për ato gjëra që po ndodhin sidomos në Lindjen e Mesme. Lufta e dhunës dhe konfliktit është e kundërta e asaj që ne mbrojmë. Ne dënojmë Hamasin për sulmin kundër izraelit dhe ky i fundit ka të drejtën të vetëmbrohet. mbrojtja e civilëve është thelbësore.

Ne duhet të punojmë për të shmangur përshkallëzimin e dhunës dhe të rigjallërojmë përpjekjet për të arritur një zgjidhje të paqme mes Izraelit dhe Palestinës, me njohjen e dy shteteve., që të bashkëjetojnë në paqe dhe siguri me njëra-tjetrën”, u shpreh ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Apeldoorn 2025”, Ingebrigtsen shkruan historinë, dy medalje të arta në garat e 1500m dhe 3000m

Për një fenomen të altikës si Jakob Ingebrigtsen nuk ka limite. Atleti norvegjez ka marrë…

4 hours ago

Europiani U-23 i mundjes në RTSH/ Dominojnë mundësit nga Rusia me pesë medalje të arta

Mundësit rus nën siglën e Federatës Botërore të Mundjes dominojnë Kampionatin Europian të moshës deri…

4 hours ago

Elseid Hysaj rikthehet nga dëmtimi pas pushimit të Kombëtareve

Në Itali janë të bindur se Elseid Hysaj do të rikthehet në fushat e lojës…

4 hours ago

Partia Liberale e Kanadasë zgjedh Mark Carney për të pasuar Justin Trudeau

Mark Carney, lideri i ri i Liberalëve, i cili pritet të marrë postin e kryeministrit…

4 hours ago

Moti- Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, rriten temperaturat

Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet…

4 hours ago

Franca ndez dritën e gjelbër, në Paris do vendoset një kopje e monumentit të Skënderbeut

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, bëri të ditur se një kopje…

4 hours ago

This website uses cookies.