Sandër Ruçi sjell projektin e ri/ Pjesë e takimit promovues ishin miq dhe kolegë të shumtë

sander ruci
Rikthimi i artistëve në vendlindje është gjithmonë një lajm i gëzueshëm dhe kjo ka ndodhur së fundmi edhe me aktorin e humorit Sandër Ruçi, i cili ka vendosur që këtë rikthim në Shkodër ta shoqërojë me projekte të reja artistike.
Brenda një mjedisi të këndshëm në oborrin e shtëpisë, rrethuar mes miqsh dhe kolegësh, ai përuroi studion e re nga ku do të nisë rrugëtimin projekti i ri, i lidhur me podcastet, frymëzuar nga emisionet e humorit vite të shkuara në Radio Shkodra.Pjesë e projektit të aktorit Sandër Ruçi pritet të jenë personalitete të qytetit, duke përfshirë shumëçka nga fenomenet e tij por duke përjashtuar në çdo rast politikën.Mjeshtri i humorit Sandër Ruçi ka një karrierë të pasur artistike duke i sjellë publikut mbi 15 recitale ku ka spikatur jo vetëm si aktor por edhe si producent, skenarist dhe parodist.