Sanfest, festë dhe turizëm, Rrjolli u gjallërua nga muzika dhe të rinjtë pjesëmarrës në këtë edicion
Rrjolli, një nga plazhet më të bukur ranorë të vendit buzë Adriatikut priti për dy ditë me radhë edicionin e katërt të Sanfest, iniciativë e një grupi rinor nga Shkodra për të promovuar muzikën dhe territorin magjepsës.
Disa nga të rinjtë pjesëmarrës kanë gjetur një mënyrë origjinale, jo vetëm për t’u dëfryer, por edhe për të shpalosur pasionet e tyre në këtë event.
Në natën e dytë , ashtu si edhe në të parën festa me muzikë dhe argëtim vijoi deri në orët e para të mëngjesit nën ritmet e artistëve specialë të mbrëmjes.