Santos bie
Ekipi brazilian Santos ka rënë në kategorinë e dytë të futbollit brazilian për herë të parë në historinë e tij. Skuadra në të cilën, në të kaluarën kanë luajtur kampionë të kalibrit si Pele dhe Neymar, pas 115 vitesh histori, sezonin e ardhshëm do të jenë pjesë e Ligës B. Humbja ndaj Fortalezas me rezultatin 1-2 rezultoi fatale për bardhezinjtë.
Duke parë situatën e vështirë të skuadrës, tifozët e Santosit tentuan të hynin në fushë përpara fërshëllimës së arbitrit. Në këtë mënyrë kryesori u detyrua të mbyllte ndeshjen më herët, duke i lënë dëshpërimin tifozëve dhe lojtarëve të Santosit, ndërsa ata të Fortaleza-s vrapuan menjëherë për në dhomat e zhveshjes.
Në përpjekje për t’i mbrojtur lojtarët e Santosit, ushtria u detyrua të hyjë në fushë për të evituar të keqen më të mundshme. Pak nga pak stadium u boshatisu, por jo para se të hidheshin objekte ndaj lojtarëve të Santosit. Jashtë stadiumit situata ishte edhe më e rëndë. Përleshje me forcat e rendit, djegje makinash dhe autobusësh, qyteti i Sao Paolos u kthye në një kaos të vërtetë.
Policia u detyrua të përdorte gaz lotsjellës për të shuar zemërimin e ultrasve. Një natë e tmerrshme dhe e pafund për atë që ishte ndoshta faqja më e errët në historinë e Santosit.
Ka ndërruar jetë pas 6 ditësh e shtruar në spital, 44-vjeçarja Anila N., e cila…
236 persona nga 629 gjithsej të akuzuar për korrupsion dhe krime të organizuara nga SPAK në…
Ish-deputeti socialist Tom Doshi është thirrur në SPAK, ku është marrë në pyetje për rreth…
Kur kanë mbetur edhe 10 ditë nga afati përfundimtar për regjistrimin e shqiptarëve nga diaspora…
Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…
Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…
This website uses cookies.