Shumë prej nesh kur i rikthehen kujtimeve të fëmijërisë, përballen me aromën e ëmbël të pastërtisë dhe ledhave të gjysheve e nënave të fisme.
Kjo aromë pastërtie i atribuohet sapunit.
Nënat shqiptare e fusnin gjithmonë një kallëp sapuni mes ndërresave të pastra e të palosura.
Këtë e bënin me fanatizëm.
Në pamje të parë, një gjë e tillë ngjan e çuditshme.
Megjithatë ka një (në fakt shumë) arsye përse nënat tona, e shumë prej syresh edhe në ditët e sotme, përdorin sapunin si aromatizuesin më të mirë, të pastër e më të sigurtë për rrobat e tyre.
Ekspertët konfirmojnë se përdorimi i sapunit për aromatizimin e dollapëve është mënyra e shkëlqyer për tu dhënë aromë të mirë e natyrale rrobave tuaja, por jo vetëm kjo.
Si fillim le ta nisim këtë artikull me pyetjen prej fillestari.
Sapuni përftohet nga vajrat shtazore, yndyrnat dhe sodën kaustike.
Prodhuesit e sapunit përthithin molekulat e ujit nga yndyrnat dhe mundësojnë përzierjen e tyre me kalium dhe sodën.
Më pas, në substancën e krijuar shtohen aromatizues të lehtë dhe ngjyrues.
Ekspertët thonë se sapuni duhet vendosur mes ndërresave të lara për shumë arsye.
Sipas tyre, sa më gjatë që të qëndrojë sapuni në dollap, aq më me aromë të freskët do të jenë rrobat tuaja.
Përveç aromës së mirë tipike të pastërtisë, sapuni ofron edhe një të mirë tjetër.
Sapuni pengon mykun por edhe aromën e ndenjur që shpesh vërehet tek ndërresat, sado të lara të jenë ato.
Sipas preferencës ju mund të zgjidhni një sapun me aromën që ju pëlqen më shumë dhe ta vendosni në dollapë e sirtarë ku mbani rrobat tuaja.
Aroma e mirë do ju shoqërojë sa herë që të hapni dollapin apo sirtarin dhe sa herë të nuhasni dhe të vishni rrobat tuaja.
Sapunin mund ta përdorni edhe për të hequr aromën e keqe të këpucëve.
Mjafton të vendosni nga një kallëp sapuni në secilën këpucë dhe më pas mbajini gjatë gjithë natës.
Të nesërmen do të vëreni që këpucët tuaja do të kenë aromën e një sendi të ri.
Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është paditur për shpifja nga ish-drejtori i…
Sot ajo që njihet si shkalla e parë e kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në…
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ish-ministri i Mbrojtjes, Joav Galant dhe lideri i Hamasit, Mohamed…
Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani do të jetë mbrëmjen e së premtes…
Veprimtaria e Ceremonisë së Diplomimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” vijoi traditën e organizimit edhe këtë…
Fundvjeshta solli prurje të reja artistike në Shkodër. 15 artistë të qytetit si: Adnan Kastrati,…
This website uses cookies.