Saraçi: E paprecedentë! Berisha është në arrest pa një akuzë
Një rast të paprecedentë e ka quajtur gazetari Romir Saraçi rastin e ish-kryeministrit Sali Berisha, teksa tha në emisionin “3D” se ai është në “arrest shtëpie”, edhe pse ndaj tij SPAK nuk ka ngritur një akuzë.
Sipas Saraçi, sa kohë SPAK nuk ka ngritur një akuzë, Berisha është person nën hetim.
“Është shumë e vështirë ta ndash se ku hyn politika dhe ku del drejtësia sepse është një çështje shumë e lidhur. Sa i përket pjesë së drejtësisë, kjo dosje ka të paktën 3 vite që është në hetim. Nuk është ngritur akoma një akuzë për zotin Berisha. Pas 3 vitesh hetim, zoti Berisha merret në pyetje. Minimalisht. Pas 3 viteve hetim. SPAK duhej të kishte ngritur një akuzë.
Sa kohë nuk ka një akuzë, ai është person nën hetim. Person nën hetim me masë sigurie, për mua është rasti vetëm. Pas 3 viteve, SPAK duhej t’i njoftonte akuzën. Përveç se është individi, pjesa juridike, kemi dhe pjesën politike dhe impaktin social sepse është një personazh me impakt të madh politik dhe social. Drejtësia është e lirë të marrë veprime karshi tij, por duhet të jetë e kujdesshme. SPAK duhej të kishte kryer procedurë që të ishte e paqortueshme”, u shpreh Saraçi.