Sardele të skuqura me domate e majdanoz – Sekreti i shijes perfekte

Përbërësit

  • 1 kg sardele
  • 100 gr thërrime buke të thekur
  • 2 thelpinj hudhër
  • 2 vezë
  • 1 limon
  • 1 tugë majdanoz
  • 2 domate të thara në vaj
  • Vaj
  • Kripë

Përgatitja

Për të përgatitur këtë recetë pastroni sardelet siç bëni zakonisht dhe lajini mirë me ujë të bollshëm.

Pastrojini ato nga koka dhe të brendëshmet, duke i hapur në mes në formën e një flete, gjithashtu mundohuni të hiqni edhe halat që ndodhen në mes.

Pasi ti keni hapur si një fletë dhe t’i keni larë mirë me ujë, thajini dhe vendosini në një tavolinë pune.

Ndërkohë filloni të grini hollë hudhrën, majdanozin, domatet e thara dhe hidhini të gjitha në një enë për t’i përzier mirë.

Merrni një lugë të vogël dhe tek sardelet e hapura si një fletë dhe shtrojeni këtë masë që përgatitët në pjesën e brendëshme të tyre.

Sipër vendosni një sardele tjetër po të hapur në mënyrë që të mbulojë mbushjen dhe ta mbajë atë në vend.

Hidhni vezët me pak kripë në një enë rrihini paksa ndërsa në një enë tjetër hidhni bukën e thekur të thërrmuar.

Më pas filloni të kaloni sardelet  e mbushura fillimisht në enën me vezë e më pas në atë me thërrime buke.

Bëjeni këtë me të gjitha sardelet tuaja dhe vendosini të skuqen menjëherë në një tigan të mbushur me  vaj nga 2 minuta në secilën anë.

Kur të marrin ngjyrë të artë kalojini në një pajtë të shtruar me letër në mënyrë që të përthithet vaji i tepërt e më pas mund t’i servirni duke i shtrydhur lëng limoni sipër.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.