Sassuolo e Kumbullës dhe Bajramit rrezikon seriozisht rënien, Cagliari qëndron në Serinë A
Cagliari fiton 2-0 betejën direkte të mbijetesës përballë Sassuolos në stadiumin “Mapei” dhe siguron matematikisht qëndrimin në Serie A.
Situata tani është e dëshpëruar për Sassuolon, që mund të bjerë nga kategoria në fund të ndeshjeve të ditës së sotme, në varësi të rezultateve të sfidave Monza-Frosinone dhe Udinese-Empoli.
Një ndeshje e tensionuar dhe pa shumë emocione në pjesën e parë, Prati theu ngërçin në pjesën e dytë, pak minuta pas hyrjes në fushë. Në kohën shtesë Lapadula shënoi me penallti golin e sigurisë për miqtë nga Sardenja.
Marash Kumbulla u fut në lojë në minutën e 20-të, ndërsa shqiptari tjetër i Sassuolos, Nedim Bajrami nuk luajti në këtë takim.