Satelit falë “AI”/Hong Kongu ndërton satelitin e parë me rezolucion të lartë në distancë

990e1f162a8c4546ad9e664948a3fdc0

990e1f162a8c4546ad9e664948a3fdc0

“Ylli i Hong Kongut” quhet sateliti më i ri i prodhuar nga Qendra e Satelitëve të Hong Kongut . Ai mund të duket  i zakonshëm, por nuk është i tillë, pasi është me sensor në distancë dhe është ndërtuar falë inteligjencës artificiale.

Sateliti është i pajisur me një kamera optike me rezolucion të lartë dhe mund të sigurojë imazhe të sakta të cilat mund të përdoren në fusha të ndryshme të jetës. 

Qendra e Prodhimit të Satelitëve të Hong Kongut në një reagim entuziast tha se është hera e parë për këtë ky rajon që prodhon dhe teston me sukses një satelit me rezolucion të lartë në distancë.

Shkencëtarët  bënë me dije se ai mund të ofrojë të dhëna me precizion të lartë në lidhje me objektet në sipërfaqen e Tokës. 

Kjo qendër teknologjike synon që nga viti i ardhshëm të arrijë të prodhojë rreth 300 satelitë të tillë brenda një viti.

Ndërtimin e një sateliti me sensorë në distancë, Pekini e ka manifestuar si një risi që nxjerr në pah aftësinë  e lartë teknologjike të Hong Kongut. 

Sot në orbitë ndodhen rreth 4000 satelitë të dërguar nga njeriu.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.