Lajme

Sauditët e “mbulojnë” me ar, Verstapen zgjedh Aston Martin

Toto Volf i Mercedesit e kërkonte prej kohësh, por në të ardhmen e Maks Verstapen është Aston Martin. Sipas medieve të huaja piloti holandez i Red Bull do të ndërrojë veturë në fund të këtij sezoni dhe me shumë mundësi zgjedhja e tij quhet Aston Martin.

Janë disa arsye që e shtyjnë pilotin e talentuar drejt skuderisë britanike, e cila momentalisht zotërohet nga Lourens Stroll. Ky i fundit i ka ofruar 33 milionë dollarë në vit Verstapenit, i cili ka pranuar sfidën pasi te Aston Martin do të bashkëpunojë me super-inxhinierin Adrian Njui. Një tjetër faktor që ka shtyrë Verstapen të zgjedhë Aston Martin është edhe fakti se skuderia në fjalë nuk ka fituar kurrë më parë një titull. Në këtë histori nuk duhet anashkaluar edhe e ardhmja e vetë Aston Martin, e cila shumë shpejt do të ketë ndryshime të mëdha sa i përket pronarëve pasi Stroll po përgatitet për të shitur skuderinë, e cila i intereson shumë Fondit Sovran të Zhvillimit të Arabisë Saudite.

Pas zgjedhjes së Verstapen për të braktisur Red Bull-in është pikërisht përfshirja e sauditëve në Formula 1, të cilët siç dihet nuk kanë limite financiare, ç’ka përkhthehet në mundësi të artë për Verstapen për të drejtuar një veturë kompetitive për vite me radhë.

Blerti Delija

Recent Posts

Fitorja e Vllaznisë në RTSH Shkodra – Sukses kualifikimi në finale, por ka edhe kritika për pjesën e dytë

Ashtu si edhe në përballjet e tjera të këtij sezoni futbollistik, RTSH Shkodra ka qënë…

4 minutes ago

Malësia e Madhe përkujton Ditën e Dëshmorëve / Kjo zonë ka më shumë se 270 dëshmorë të rënë në luftë

Malësia e Madhe ka përkujtuar ditën e Dëshmorëve. Në mëmorialin në qendër të Koplikut u…

28 minutes ago

Një jetë duke pritur jetë  – Flutura, mamia me 42 vite punë në shërbim të lindjes

Kjo është Flutura, një mami me 42 vite përvojë në maternitet, që ka ndihmuar në…

39 minutes ago

5 Maj, nderim për Dëshmorët – Në ceremoninë përkujtimore në Shkodër të pranishëm të majtët, mungoi opozita.

Si çdo vit, edhe këtë 5 Maj, në Shkodër u zhvillua ceremonia përkujtimore në nderim…

45 minutes ago

Arrestohet i riu shkodran / Kultivonte lëndë narkotike me llamba në Spanjë

Një 28-vjeçar është arrestuar në aksin “Vau i Dejës–Shkodër”, si rezultat i një operacioni të…

1 hour ago

Aksident fatal në aksin Shkodër-Velipojë / Makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e kësaj të hënë në aksin rrugor Shkodër- Velipojë. Rreth orës…

1 hour ago