Scholz në vizitë solidariteti në Izrael
Kancelari gjerman Olaf Scholz do të udhëtojë sot drejt Izraelit në shenjë solidariteti pas sulmit terrorist të Hamasit të organizuar nga Rripi i Gazës.
”Është e rëndësishme për mua të shpreh solidaritetin ndaj Izraelit”, deklaroi Scholz në Tiranë duke shtuar se ”kjo është e rëndësishme për Izraelin dhe popullin e tij”.
Scholz është kreu i parë i qeverisë që udhëton në Izrael që nga sulmi 10 ditë më parë.
Ai pritet të zhvillojë bisedime me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu përpara se të fluturojë për në Egjipt për të takuar presidentin Abdel Fattah al-Sissi.
Kancelari gjerman tha se dëshironte të diskutonte situatën në zonën e luftës dhe si të parandalonte përshkallëzimin e mëtejshëm.
“Kjo presupozon bisedime të mira, ndër të tjera, edhe me shumë shtete të tjera në rajon. Është thjesht një çështje e komunikimit të vazhdueshëm me të gjithë dhe zhvillimit të një perspektive që parandalon një përshkallëzim të tillë”, shtoi ai.
Bisedimet pritet të fokusohen në lirimin e rreth 200 pengjeve të mbajtura nga Hamasi, përfshirë disa gjermanë dhe përpjekjet për të parandaluar një konflikt në rajon.