Scholz takohet me Biden, udhëheqësit kërkojnë rritje të mbështetjes për Ukrainën dhe krijimin e shtetit palestinez

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden priti në takim në Shtëpinë e Bardhë kancelarin gjerman Olaf Shcoz, me të cilin bisedoi për marrëdhëniet mes dy shteteve, si dhe situatën ndërkombëtare. Duke falënderuar e përgëzuar homologun e tij për dyfishimin e ndihmave ushtarake në Ukraine, Biden tha se edhe Kongresi amerikan duhet të bëjë të njëjtën gjë pa vonesa.

“Dështimi i Kongresit të Shteteve të Bashkuara, nëse ndodh të mos mbështesë Ukrainën, është afër neglizhencës kriminale. Është skandaloze”.

Ndërkohë, Scholz tha se ishte i kënaqur që Europa kishte marrë vendimin për të ofruar mbështetjen financiare për Ukrainën. Tani është e nevojshme që të gjitha shtetet në Evropë të mbledhin forcat e tyre për të mobilizuar edhe më shumë mbështetje në aspektin e armëve dhe municioneve për Kievin.

Kancelari gjerman foli edhe për luftimet Izrael-Hamas. Gjermania ashtu si SHBA mbështet Izraelin për tu vetëmbrojtur. Por, zhvillimi i luftës duhet të përmbushë standardet tona, ndihma humanitare duhet të arrijë në Gaza në një shkallë shumë më të madhe se sa është sot. Dhe, natyrisht, ne tani duhet të diskutojmë perspektivat për të ardhmen. Duhet të ketë një zgjidhje me dy shtete që bën të mundur që Izraeli dhe një shtet palestinez të bashkëjetojnë në mënyrë paqësore”.

Sipas të dhënave të Organizatës së  Kombeve të Bashkuara, në thuajse 2 vite luftimet në Ukrainë kanë humbur jetën rreth 14 mijë persona, nga të cilët me shumë se 3400 janë civilë, ndërsa nga luftimet të cilat nisën në tetor të vitit që lamë pas deri më tani kanë humbur jetën më shumë se 27900 persona, 70% e të cilëve gra e fëmijë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.