Së bashku me djalin e Adem Jasharit, Albin Kurti në Tiranë për Kombëtaren: Evropiani po na pret
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është nisur drejt Tiranës për t’i ardhur në mbështetje kombëtares së futbollit.
Së bashku me Lulzim Jasharin, djalin e heroit Adem Jashari, Kreu i qeverisë së Kosovës, po udhëton drejt Tiranës në mbështetje të Kombëtares, për ndeshjen e sotme me Çekinë.
“Bashkë me Lulzim Jasharin rrugës për Tiranë në përkrahje të Shqipërisë. Forca djema. Evropiani po na pret”, shkruan Kurti.
Ndeshja Shqipëri – Çeki do të luhet në 20:45 në stadiumin “Air Albania”.
Kujtojmë se Kryeministri Kurti ka konfirmuar se do të marrë pjesë dhe në Samitin e Procesit të Berlinit, që do të mbahet në Tiranë më 16 tetor.