Ish-kryeministri Sali Berisha, në një prononcim për media jashtë ambienteve të selisë blu pak orë para seancës së posaçme në GJKKO, ku do të merret në pyetje në lidhje me privatizimin e ish-klubit “Partizani”, ka deklaruar se nuk do të jetë i pranishëm. Ai deklaroi se do ndërmarrë hapa ligjor në mbrojtje të Kushtetutës, teksa argumeton se ndaj tij nuk mund të caktohet masë sigurie që kufizon lirinë e një deputeti, pa autorizim nga Kuvendi.
Berisha u shpreh se është i gatshëm të paraqitet në GJKKO në rast se do të respektohet Kushtetuta. Akuzat që rëndojnë ndaj tij, Berisha i konsideroi si “pirmaidë trillimi, mashtrimi, falsifikimi”.
“Do marr hapat ligjor në mbrojtje të Kushtetutës. Besoj se mënyra ime ishte e kthjelltë si kristali. Në çdo kohë, unë jam i gatshëm të paraqitem, siç jam paraqitur, për t’u pyetur.
Nuk shkel kushtetutën e vendit, jam autori i ligjit që kjo mbrojtje s’duhet të ekzistojë. Duhet të jenë të gjithë të barabartë. Jo ta menderosim kushtetutën.
Pra piramida e trillimit, mashtrimit, falsifikimit do të shembet dhe ju garantoj ju, e bazuar në falsifikim, fshehje dokumentesh dhe mashtrime, nuk pengoj asnjë proces gjyqësor, hetimor. Ky është një informalitet që buron nga Kushtetuta e vendit dhe unë nuk mund ta shkel”, u shpreh ai.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, njoftoi dje (23 tetor) caktimin e një seance të posaçme ku Berisha do të merret në pyetje si person nën hetim.
Nga ana e tij, Berisha nuk e njeh vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, duke e quajtur antikushtetues dhe për këtë arsye nuk u paraqit ditën e djeshme (23 tetor) në gjykatë ç’ka detyroi që oficerët e policisë gjyqësore të mbërrijnë në shtëpinë e tij gjatë pasdites për t’i komunikuar sërish masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Seanca është caktuar ndërkohë që dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi ndodhet prapa hekurave për privatizimin e ish-kompleksit Partizani më shumë se një dekadë më parë.
Dhëndri i ish-kryeministrit Berisha akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash pasi është favorizuar nga ish-kryeministri Berisha për të privatizuar ish-kompleksin e klubit sportiv “Partizani”.
Kujtojmë se ende Parlamenti nuk është shprehur në lidhje me këtë çështje.
Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…
“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…
Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…
Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…
Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…
This website uses cookies.