Categories: LajmePolitikë

Seanca parlamentare, “Rithemelimi” bllokon foltoren, Presidenti nuk mban dot fjalën përshëndetëse

Nisja e sesionit të ri parlamentit për vitin 2024, i ka gjetur sërish deputetët e opozitës të rreshtuar përpara foltores së Kuvendit. Kjo bllokadë e foltores nga ana e tyre shihet edhe nga pamjet.

Janë deputetët e “Rithemelimit” ata të cilët kanë bllokuar foltoren. Ndërsa deputetët e shumicës gjenden të ulur nëpër karriget e tyre. Ata janë ngritur vetëm në momentin kur është egzekutuar himni kombëtar.

Megjithë apelet e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, që të lejohet zhvillimi normal i seancës parlamentare, deputetët e “Rithemelimit” vijojnë të jenë të rreshtuar përpara foltores.

Në Kuvend ndodhet edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i cili pritet që të mbanjë një fjalim përpara deputetëve, si dhe ambasadorë të vendeve të BE-së në Tiranë, ai i Gjermanisë, i Britanisë etj.

“Rithemelimi” pamundëson mesazhin e Presidentit

Vetëm pak minuta më parë është njoftuar nga kryeparlamentarja Nikolla se është anuluar fjalimi i presidentit Begaj përpara ligjvënësve në Kuvend. Sipas saj, si pasojë e kaosit të shkaktuar nga deputetët e opozitës, është e pamundur që Begaj të mbajë fjalën e tij në Kuvend.

“I kërkojmë ndjesë Presidentit të Republikës. Për shkak të situatës së krijuar nga deputetët e opozitës pamundësohet që qytetarët të ndjekin fjalën e tij nga Kuvendi.”, tha Nikolla, duke shtuar se seanca parlamentare do të vijojë me çështje të tjera të rendit të ditës.

Ndërkohë, zyra e shtypit e Presidentit bëroi të ditur se në pamundësi për të drejtuar mesazhin e tij në çelje te sesioni parlamentar  nga salla e Parlamentit, Presidenti i Republikës, do ta japë këtë mesazh për shqiptarët nga Presidenca.

Bardhi: Presidenti na provokoi

Lidhur me faktin që, Presidenti Begaj nuk arriti të mbajë fjalën e tij përshëndetëse në nisje të seancës së parë parlamentare për vitin 2024, për shkak të kaosit të krijuar në Kuvend nga deputetët e “Rithemelimit”, ka reaguar edhe deputeti, Gazment Bardhi.

Sipas tij, përpjekja për fjalim ishte një provokim i ulët nga ana e Presidentit, pasi, sipas tij, “ai e di prej kohësh se Kuvendi nuk funksionon normalisht”.

“Zyrtarisht Presidenti është njoftuar se Kuvendi prej 3 muajsh nuk funksionon normalisht për shkak të mohimit të të drejtave tona. Ky ishte një provokim i ulët i presidentit të Republikës. I bëj thirrje të heqë dorë si i njëanshëm dhe vartës i mazhorancës dhe të respektojë kolltukun e Kreut të Shtetit. Nëse zoti Begaj zgjedh të sillet si vartës i Ramës, atëherë ai do të trajtohet si i tillë nga opozita”, tha Bardhi për mediat.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kryeministri britanik mbështet Zelenskin: Udhëheqësi i zgjedhur në mënyrë demokratike

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer ka folur me Zelensky këtë mbrëmje të…

8 hours ago

Mot i kthjellët në të gjithë vendin, temperaturat mbeten të ulëta

Gjatë ditës së sotme (20 shkurt) vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat kushte…

8 hours ago

Disiplina, gjobiten Vllaznia, Tirana dhe Bylisi

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka vendosur të dënojë me gjoba sërish disa nga klubet…

8 hours ago

Dortmundi fluturon në 16-she, ndaj Sporting mjafton një 0-0

Asnjë surprizë në ndeshjen e parë të mbrëmjes së sotme të vlefshme për play off-in…

8 hours ago

Liverpool ndalet nga Aston Villa

Liverpooli nuk arrin të rrisë epërsinë ndaj Arsenalit, është ndalur në një barazim 2-2 në…

8 hours ago

Super Mbappe, Reali eliminon Cityn, PSG fiton me 7 gola

Ndeshjet e rikthimit në play-off të Champions League në mbrëmjen e sotme kanë dy protagonistë:…

8 hours ago

This website uses cookies.