Sejko: Mbajmë të pandryshuar politikën monetare. Çmimet e konsumit ulën inflacionin, karburantet mbeten të larta
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko bëri me dije se Këshilli i Mbikëqyrjes do të mbajë të pandryshuar qëndrimi e politikës monetare. Në një konferencë për shtyp, Sejko tha se vendimi erdhi pasi aktiviteti ekonomik në vend pritet të vijojë të rriten ndërsa inflacioni pritet të kthehet në objektiv vitin e ardhshëm.
Sejko tha po ashtu se inflacioni i çmimeve të konsumit zbriti rreth nivelit 3.9%, që u diktua nga inflacioni më i ulët i artikujve ushqimorë. Por nga ana tjetër, shërbimet e strehimit dhe karburanti kanë shënuar norma të larta inflacioni.
“Aktiviteti ekonomik në vend ka vijuar të rritet në gjysmën e dytë të vitit ndërsa inflacioni në vend erdhi në rënie në 3 mujorin e katërt. Normalizimi i qëndrimit të politikës monetare ka ndihmuar në funksionimin normal të tregjeve të parasë. Projeksionet për të ardhmen mbeten pozitive. Vëllimi i aktivitetit ekonomik në vend pritet vijojë të rritet, ndërsa inflacioni parashikohet të kthehet gradualisht në objektiv vitin e ardhshëm. Në këto rrethana Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar qëndrimin e politikës monetare. Inflacioni i çmimeve të konsumit zbriti rreth nivelit 3.9%. Rënia e inflacionit u ndikua nga inflacioni më i ulët i artikujve ushqimorë, shërbimeve dhe i mallrave të konsumit afatgjatë. Shërbimet e strehimit dhe karburanti shënuan norma më të larta inflacioni”, u shpreh Guvernatori.