Lajme

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë shqiptare. Gjithashtu parametrat kryesorë të shëndetit ekonomik dhe financiar të vendit – inflacioni, kreditë me probleme dhe bilancet e sektorit bankar – kanë ardhur në përmirësim.

Kjo u deklarua nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë (BSH), Gent Sejko, gjatë takimit që zhvilloi me drejtorin ekzekutiv të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, Riccardo Ercoli.

Në vijim, guvernatori prezantoi programin e financimit, kryesisht për sektorin e bujqësisë. Falë këtij programi, çdo biznes i vogël e i mesëm mund të përfitojë kredi deri në nivelin e 25 milionë lekëve.

Një tjetër çështje e trajtuar gjatë takimit ishte dhe modernizimi i sistemeve të pagesave në Shqipëri.

Sipas Guvernatorit, me rritjen e kërkesës për shërbime më të shpejta dhe të sigurta, BSH ka ndërmarrë hapa konkretë për të harmonizuar kuadrin rregullator me standardet evropiane, duke synuar anëtarësimin në Tregun Unik të Pagesave në Euro (SEPA).

Drejtori ekzekutiv i FMN-së për Shqipërinë inkurajoi monitorimin e vazhdueshëm të rrezikut të kredisë bankare, të kursit të këmbimit dhe të normës së interesit, si dhe vlerësoi pozitivisht rolin dhe politikën e ndjekur nga banka qendrore, duke u ndalur në veçanti te rëndësia e kthimit të inflacionit në objektiv.

Blerti Delija

Recent Posts

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

3 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

3 hours ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

3 hours ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

3 hours ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

3 hours ago

Nuk zbatoi vendimin e Gjykatës, SPAK çon për gjykim Bardh Spahinë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka çuar për gjykim dosjen e…

3 hours ago

This website uses cookies.