Sejko: Turizmi arkëtoi 4.2 miliardë euro në 2023, rriti investimet e huaja sidomos në bregdet
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko tha se turizmi është një nga fushat që ka ndikimin më të madh të rritjes së ekonomisë së vendit. Vetëm gjatë 2023, tha Sejko, janë arkëtuar nga turizmi 4.2 miliardë euro ku Shqipëria u rendit vendi i 4-ët në botë për rritjen e turizmit.
Gjatë konferencës së prezantimit të kalendarit Kombëtar Turistik të ngjarjeve kulturore, artistike dhe të traditës përmes aplikacionit TEA, guvernatori Sejko tha se turizmi rriti besimin tek investitorët e huaj sidomos në zonat bregdetare dhe se formalizoi ekonominë ku vendi doli nga lista gri e Moneyval.
“Progresi i bërë në fushën e turizmit është i dukshëm ku të ardhurat janë arkëtuar 4.2 miliardë euro në 2023. Shqipëria ishte i 4 në botë për rritjen e turizmit gjatë 2023. Kjo rritje ka vijuar edhe në fillim të 2024 dhe ne shohim një rritje me 40 % të truizmit në vijimësi duke e kthyer Shqipërinë në një nga destinacionet më të mira të turizmit në rajon. Rritja e turizmit ka sjellë përmirësim të imazhit të vendit tonë tek investitorët e huaj. Kemi formalizuar ekonominë, ku sot vendi ka dalë nga lista gri e Moneyval. Është rritur besimi partnerëve dhe investitorëve të huaj në vendin tonë. Turizmi do ndikojë në progresin e vendit dhe për të promovuar bizneset lokale. Përmes aplikacionit TEA 2 sjell informacione të nevojshme për turistët”, tha Sejko.