Categories: LajmeEkonomi

Sejko: Turizmi arkëtoi 4.2 miliardë euro në 2023, rriti investimet e huaja sidomos në bregdet

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko tha se turizmi është një nga fushat që ka ndikimin më të madh të rritjes së ekonomisë së vendit. Vetëm gjatë 2023, tha Sejko, janë arkëtuar nga turizmi 4.2 miliardë euro ku Shqipëria u rendit vendi i 4-ët në botë për rritjen e turizmit.

Gjatë konferencës së prezantimit të kalendarit Kombëtar Turistik të ngjarjeve kulturore, artistike dhe të traditës përmes aplikacionit TEA, guvernatori Sejko tha se turizmi rriti besimin tek investitorët e huaj sidomos në zonat bregdetare dhe se formalizoi ekonominë ku vendi doli nga lista gri e Moneyval.

“Progresi i bërë në fushën e turizmit është i dukshëm ku të ardhurat janë arkëtuar 4.2 miliardë euro në 2023. Shqipëria ishte i 4 në botë për rritjen e turizmit gjatë 2023. Kjo rritje ka vijuar edhe në fillim të 2024 dhe ne shohim një rritje me 40 % të truizmit në vijimësi duke e kthyer Shqipërinë në një nga destinacionet më të mira të turizmit në rajon. Rritja e turizmit ka sjellë  përmirësim të imazhit të vendit tonë tek investitorët e huaj. Kemi formalizuar ekonominë, ku sot vendi ka dalë nga lista gri e Moneyval. Është rritur besimi partnerëve dhe investitorëve të huaj në vendin tonë. Turizmi do ndikojë në progresin e vendit dhe për të promovuar bizneset lokale. Përmes aplikacionit TEA 2 sjell informacione të nevojshme për turistët”, tha Sejko.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

6 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

6 hours ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

6 hours ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

6 hours ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

6 hours ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

6 hours ago

This website uses cookies.