Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka dënuar sulmet ndaj policisë së Kosovës

blinken 25.9
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken i bëri thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të shmangin veprimet që mund të nxisin më tej tensionet.
Blinken shkroi në platformën X, se i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë t’i kthehen dialogut.
“Sulmet e dhunshme të fundit ndaj Policisë së Kosovës pranë Manastirit të Banjskës janë të papranueshme. I bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të shmangin veprimet që mund të nxisin më tej tensionet dhe t’i kthehen menjëherë dialogut të lehtësuar nga BE-ja”.