Sekretari Amerikan i Shtetit: Trump nuk bën shaka kur thotë se dëshiron të blejë Groenlandën
“Kur Donald Trump thotë se dëshiron të blejë Groenlandën, nuk është shaka”, ka ngritur shqetësimin Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio, në një kohë kur synimet e presidentit amerikan po shqetësojnë banorët e rajonit autonom, Danimarkën dhe Evropën në përgjithësi.
“Presidenti Trump e bëri të ditur se çfarë synonte të bënte, që është ta blinte atë. Çështja nuk është të blesh tokë thjesht për hir të marrjes së tokës. Kjo ka të bëjë me interesin tonë kombëtar dhe problemi duhet të zgjidhet. Ai nuk po bën shaka”, tha Ruboi.
Trump pretendon se Danimarka, një aleate e SHBA-së në NATO, përfundimisht do të dorëzohet për çështjen e Groenlandës, megjithëse Kopenhaga siguron se ky ishull i madh Arktik, i cili është i pasur me burime natyrore, nuk është në shitje.
Rubio tha gjithashtu se është i shqetësuar se Kina, e cila synon Arktikun, mund të fitojë terren në Groenlandë.
“Është krejtësisht realiste të mendohet se kinezët përfundimisht, ndoshta edhe së shpejti, do të përpiqen t’i bëjnë Groenlandës atë që i bënë Kanalit të Panamasë dhe vendeve të tjera”, tha ai.
Nga ana e saj, kryeministrja daneze, Mette Frederiksen tha se ka marrë mbështetje të madhe nga homologët e saj evropianë kundër ambicieve të Trump.
Vitet e fundit, ka pasur një interes në rritje për burimet natyrore të Groenlandës, duke përfshirë minierat për minerale të rralla të tokës, uranium dhe hekur.
Megjithëse ishulli ka një autonomi të gjerë, ai mbetet pjesë e mbretërisë së Demarkut.