Lajme

Sekretari Amerikan i Shtetit: Trump nuk bën shaka kur thotë se dëshiron të blejë Groenlandën

Kur Donald Trump thotë se dëshiron të blejë Groenlandën, nuk është shaka”, ka ngritur shqetësimin Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio, në një kohë kur synimet e presidentit amerikan po shqetësojnë banorët e rajonit autonom, Danimarkën dhe Evropën në përgjithësi.

Presidenti Trump e bëri të ditur se çfarë synonte të bënte, që është ta blinte atë. Çështja nuk është të blesh tokë thjesht për hir të marrjes së tokës. Kjo ka të bëjë me interesin tonë kombëtar dhe problemi duhet të zgjidhet. Ai nuk po bën shaka”, tha Ruboi.

Trump pretendon se Danimarka, një aleate e SHBA-së në NATO, përfundimisht do të dorëzohet për çështjen e Groenlandës, megjithëse Kopenhaga siguron se ky ishull i madh Arktik, i cili është i pasur me burime natyrore, nuk është në shitje.

Rubio tha gjithashtu se është i shqetësuar se Kina, e cila synon Arktikun, mund të fitojë terren në Groenlandë.

“Është krejtësisht realiste të mendohet se kinezët përfundimisht, ndoshta edhe së shpejti, do të përpiqen t’i bëjnë Groenlandës atë që i bënë Kanalit të Panamasë dhe vendeve të tjera”, tha ai.

Nga ana e saj, kryeministrja daneze, Mette Frederiksen tha se ka marrë mbështetje të madhe nga homologët e saj evropianë kundër ambicieve të Trump.

Vitet e fundit, ka pasur një interes në rritje për burimet natyrore të Groenlandës, duke përfshirë minierat për minerale të rralla të tokës, uranium dhe hekur.

Megjithëse ishulli ka një autonomi të gjerë, ai mbetet pjesë e mbretërisë së Demarkut.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

14 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

14 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

15 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

15 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

15 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

15 hours ago

This website uses cookies.