Sekretari Blinken mbërrin në kryeministri për takim me kryeministrin, Edi Rama
Vetëm pak minuta më parë, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka mbërritur në Kryeministri, ku po zhvillon një takim me kryeministrin, Edi Rama. Në këtë takim mësohet se janë të pranishëm edhe disa ministra të qeverisë ‘Rama’.
Sipas agjendës zyrtare, pas takimit është parashikuar edhe një konferencë e përbashkët shtypi. Pak përpara këtij takimi, kryeministri Rama falënderoi Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken për vizitën në Tiranë.
Dy zyrtarët e lartë morën pjesë tek Piramida e Tiranës, tashmë qendra më inovative në rajon, në një takim me të rinjtë shqiptarë që kanë përfituar nga programet edukative të vendit mik dhe që sot luajnë një rol thelbësor në forcimin e marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA.
“Në emër të gjithë shqiptarëve ju uroj mirëseardhjen dhe ashtu siç shkruan ligji ynë 500 vjet përpara “Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut” dhe çelësat e shtëpisë tonë janë duar të sigurta me ju dhe ju jeni shumë të sigurt në mesin tonë. Mirë se vini në Shqipëri miku ynë dhe të lutem të kini parasysh se ne mund të mos jemi aq të mëdhenj si vendet e tjera që vizitoni ju dhe mund të mos jemi aq të pasur, por ne jemi në vend të parë sa i përket dedikimit tonë dhe nuk jemi aq të mërzitshëm sa vendet e tjera mund të jenë”, tha Rama në këtë takim me të rinjtë shqiptarë që kanë përfituar nga programet edukative.
vijon