Categories: LajmePolitikë

Sekretari Blinken mbërrin në kryeministri për takim me kryeministrin, Edi Rama

Vetëm pak minuta më parë, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka mbërritur në Kryeministri, ku po zhvillon një takim me kryeministrin, Edi Rama. Në këtë takim mësohet se janë të pranishëm edhe disa ministra të qeverisë ‘Rama’.

Sipas agjendës zyrtare, pas takimit është parashikuar edhe një konferencë e përbashkët shtypi. Pak përpara këtij takimi, kryeministri Rama falënderoi Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken për vizitën në Tiranë.

Dy zyrtarët e lartë morën pjesë tek Piramida e Tiranës, tashmë qendra më inovative në rajon, në një takim me të rinjtë shqiptarë që kanë përfituar nga programet edukative të vendit mik dhe që sot luajnë një rol thelbësor në forcimin e marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA.

“Në emër të gjithë shqiptarëve ju uroj mirëseardhjen dhe ashtu siç shkruan ligji ynë  500 vjet përpara “Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut” dhe çelësat e shtëpisë tonë janë duar të sigurta me ju dhe ju jeni shumë të sigurt në mesin tonë. Mirë se vini në Shqipëri miku ynë dhe të lutem të kini parasysh se ne mund të mos jemi aq të mëdhenj si vendet e tjera që vizitoni ju dhe mund të mos jemi aq të pasur, por ne jemi në vend të parë sa i përket dedikimit tonë dhe nuk jemi aq të mërzitshëm sa vendet e tjera mund të jenë”, tha Rama në këtë takim me të rinjtë shqiptarë që kanë përfituar nga programet edukative.

vijon

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

2 days ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

2 days ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

2 days ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

2 days ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

2 days ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

2 days ago

This website uses cookies.