Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së dënon sulmin në spitalin e Gazës: Ngjarje e tmerrshme

4b55c5a54ddd409cb1d4a554e435d1d2

4b55c5a54ddd409cb1d4a554e435d1d2

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres ka dënuar sulmin vdekjeprurës në një nga spitalet e Gazës.

Guterres tha se ishte “i tmerruar” nga qindra njerëz të vrarë pas shpërthimit të martën dhe bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar në rajon.

Unë jam plotësisht i vetëdijshëm për ankesat e thella të popullit palestinez pas 56 vitesh okupim, por sado serioze të jenë këto ankesa, ato nuk mund të justifikojnë aktet e terrorit kundër civilëve të kryera nga Hamasi më 7 tetor, të cilat unë i dënova menjëherë. Por ato sulme nuk mund të justifikojë ndëshkimin kolektiv të popullit palestinez”, tha Guterres të mërkurën.

Sipas deklaratës së zëdhënësit të OKB-së, Stephane Dujarric, Guterres theksoi se spitalet së bashku me klinikat, personelin mjekësor dhe ambientet e OKB-së mbrohen sipas ligjit ndërkombëtar.

Sekretari i Përgjithshëm dënoi gjithashtu sulmin në një shkollë të UNRËA në kampin e refugjatëve Al-Maghazi në Gaza të martën, i cili vrau të paktën gjashtë persona.

Sekretari i Përgjithshëm shpreh ngushëllimet e tij të sinqerta për familjet e viktimave dhe uron shërim të shpejtë të plagosurve”, thuhet në deklaratë.

Guterres pritet të udhëtojë në Egjipt më vonë këtë javë ku do të takohet me presidentin Abdel Fattah el-Sisi dhe të tjerë për situatën në rajon.

Shefi i OKB-së ka apeluar më parë për lirimin e pengjeve që mbahen nga Hamasi në Gaza dhe për lejimin e ndihmës ndërkombëtare në enklavë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.