tavepuleorizok 1024x576 1
Përgatitja e Mishit të Pulës
Si fillim, të gjitha copat e mishit të pulës të cilat do përdorni për këtë gatim, t’i vendosni në një tenxhere dhe t’i vendosni në zjarr.
Kthejini nga të dyja anët derisa lëngjet e mishit të pulës të përthahen.
Më pas shtoni pak vaj ulliri dhe pak gjalpë të freskët, shtoni edhe kripë.
Kaurdiseni për pak minuta nga të dyja anët dhe më pas shtoni ujë derisa mishi i pulës të mbulohet tërësisht.
Lëreni të ziejë për 25 – 30 minuta.
Ndërkohë parangrohni furrën e sobës për tavën.
Përgatitja e orizit
Grini një kokërr qepë të vogël shumë imët.
Shtojeni në një tigan ku keni hedhur gjalpë dhe vaj ulliri.
Kaurdiseni derisa volumi i qepës të bjerë dhe më pas shtoni aty orizin.
Kini parasysh të mbani mend masën e orizit që do kaurdisni pasi do t’ju duhet për të përcaktaur masën e lëngut të pulës që do përdorni për përgatitjen e tavës.
Pasi keni kaurdisur orizin me qepën e grirë, shtrojeni atë në një tavë dhe shtoni aty lëngun e pulës në sasinë e dyfishit të masës së orizit që keni përdorur pra në masën 1 (oriz) me 2 (ujë ose lëng mishi)
Pasi keni shtruar orizin, vendosni thelat e pulës në tavë dhe më pas shtoni lëngun e pulës. Hidhni pak piper dhe futeni në furrën e parangrohur që të piqet.
Për më shumë aromë nëse preferoni gjatë pjekjes tavës mund t’i shtoni sipër disa feta limoni.
Tava është gati kur orizi të ketë përthithur të gjithë lëngun e pulës dhe thelat të kenë marrë ngjyrën e artë të pjekjes.
Pasi keni fikur furrën lëreni edhe për 15 minuta tavën në ngrohtësinë e sobës dhe më pas servireni.
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…
Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…
Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…
Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…
Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…
This website uses cookies.