Sekuestrohen 11 automjete tip “benz” / Procedohet 31-vjeçari, shiste pjesë automjetesh të kontrabanduara nga Anglia

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore, se një shtetas shiste pjesë automjetesh të kontrabanduara, në servisin e tij në fshatin Kryebushat, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Shkodër, në kuadër të operacionit “Informaliteti”, goditën këtë veprimtari të kundërligjshme. Për rastin u referuan materialet procedurale në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Z., 31 vjeç, banues në fshatin Shkjezë.Pas kontrolleve dhe verifikimeve në servisin e 31-vjeçarit, shërbimet e Policisë sekuestruan 11 automjete tip “Benz”, të dyshuara të kontrabanduara nga Anglia, me qëllim shitjen në pjesë, aktivitet për të cilin, ky shtetas nuk deklaronte të ardhurat.