Sekuestrohen 1200 fidanë dhe 730 bimë narkotike, arrestohet një 31-vjeçar në Shkodër

Screenshot 1 54

Screenshot 1 54

Policia e Shkodrës ka vijuar operacionin e koduar “Bërdica”, i zhvilluar në vitin 2022, për goditjen e një rasti të kultivimit të kanabisit, me anë të llambave.

Si rezultat është kapur dhe vënë në pranga një 31-vjeçar, i akuzuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Me këtë arrestim shkon në 9 numri i shtetasve të vënë në pranga për këtë operacion (5 prej të cilëve punonjës të OSHEE-së).

Policia e Shtetit njoftoi sot se, gjatë operacionit, në banesën që ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, janë gjetur dhe sekuestruar 1200 fidanë dhe 730 bimë narkotike, pajisje të ndryshme elektrike për kultivimin e tyre, 1 armë zjarri dhe municion luftarak.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas të shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuan punën për kapjen e tij.

Si rezultat i kontrolleve, u kap dhe u ndalua shtetasi E. N., 31 vjeç, banues në Shkodër.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar 31-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas akuzohet se ka bashkëpunuar me 3 shtetas të arrestuar në flagrancë, gjatë operacionit, për të përshtatur katin e dytë të një banese trekatëshe në fshatin Bërdicë, për kultivimin e bimëve narkotike cannabis sativa, me pajisje elektrike. Në kuadër të operacionit, Policia arrestoi edhe 5 punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.