Sekuestrohen 1200 fidanë dhe 730 bimë narkotike, arrestohet një 31-vjeçar në Shkodër

Policia e Shkodrës ka vijuar operacionin e koduar “Bërdica”, i zhvilluar në vitin 2022, për goditjen e një rasti të kultivimit të kanabisit, me anë të llambave.

Si rezultat është kapur dhe vënë në pranga një 31-vjeçar, i akuzuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Me këtë arrestim shkon në 9 numri i shtetasve të vënë në pranga për këtë operacion (5 prej të cilëve punonjës të OSHEE-së).

Policia e Shtetit njoftoi sot se, gjatë operacionit, në banesën që ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, janë gjetur dhe sekuestruar 1200 fidanë dhe 730 bimë narkotike, pajisje të ndryshme elektrike për kultivimin e tyre, 1 armë zjarri dhe municion luftarak.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas të shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuan punën për kapjen e tij.

Si rezultat i kontrolleve, u kap dhe u ndalua shtetasi E. N., 31 vjeç, banues në Shkodër.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar 31-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas akuzohet se ka bashkëpunuar me 3 shtetas të arrestuar në flagrancë, gjatë operacionit, për të përshtatur katin e dytë të një banese trekatëshe në fshatin Bërdicë, për kultivimin e bimëve narkotike cannabis sativa, me pajisje elektrike. Në kuadër të operacionit, Policia arrestoi edhe 5 punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Digjitalizimi i xhubletës – Dy vite nga pranimi në UNESCO, veshja e lashtësisë ka sfidat e saj

Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…

4 minutes ago

“Ditët e Mjedës” – Edicioni i XIX i manifestimit artistik, kulturor dhe promovues

Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…

7 minutes ago

Rrjeti elektrik i amortizuar – Banorët e Samrishit të Poshtëm: Qëndrojmë me orë të tëra pa energji elektrike

Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…

9 minutes ago

Masat antipërmbytje në Shkodër – Pëllumbi: Në Bërdicë janë hapur 12 km kanale kulluese, të na mbështesë Bordi i Kullimit

E njohur si një zonë me rendiment mjaft të lartë në bujqësi, kullimi në Berdicë…

11 minutes ago

Zgjedhjet e 2025- PD, angazhim për rritjen e përfaqësimit të grave në parlament

Partia Demokratike synon që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të rrisë pjesëmarrjen e gruas në…

17 minutes ago

Ministri hungarez i Shtetit flet për RTSH-në: Shqipëria hapa konkretë drejt integrimit në BE

Hungaria po mban presidencën e radhës 6-mujore të Bashkimit Europian dhe për Péter Sztáray, ministrin…

19 minutes ago

This website uses cookies.