Brenda pak orëve, policia e Lezhës ka përmbyllur me sukses dy operacione, me rezultat arrestimin 5 personave. Operacioni i koduar “Procesi” në fshatin Shtuf, njësia administrative Kaçinarë, Mirditë, solli arrestimin e 4 personave: Pjetër Çurgu, Artur, Preng dhe Mark Moli, të moshave nga 27 deri në 67 vjeç, banues në Balldre, Lezhë, Kaçinar, Mirditë, të dyshuar si autorë të kultivimit dhe prodhimit të kanabisit që u gjet në proces tharjeje. Gjatë kontrollit në një banesë të pabanuar, u gjetën qindra bimë në proces tharje me peshë totale 108 kilogramë kanabis. Ndërsa në kuadër të operacionit “Furia” në fshatin Gjonbardhaj, Kashnjet, Lezhë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gjergj Marku 46 vjeç, banues në Shkodër. Gjatë kontrollit të ushtruar në një stallë bagëtish, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 92 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këto dy raste të veprimtraisë kriminale të kultivimit dhe prodhimit të kanabisit.
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…
Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…
Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…
"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…
Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…
Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…
This website uses cookies.